Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, mbrëm e ka pranuar që BDI, e ka ditur se më 27 prill qytetarët do të futen në Parlament duke sqaruar se për këtë arsye atë ditë nuk ka qenë në Parlament kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
Ai, ka thënë : “Sinqerisht, në të gjitha parashikimet dhe analizat që i bënim paraprakisht, konstatimi ishte se mund të ndodhë hyrja, dhe se ajo do të ndodhë”.
Lidhur me pyetjen për Ali Ahmetin,ai ka sqaruar gjithashtu se ishte vendim në bazë të analizës se nëse ai është brenda, ai mllef që do të futet brenda duke pasur parasysh ngjarjet nga viti 2001, ku sipas tij, vlerësimi ka qenë se nëse ai do të jetë brenda do të shfrytëzohet rasti që ai të jetë cak i eleminimit fizik: “Për atë arsye, koalicioni, por edhe si vendim i partisë ishte që Ali Ahmeti të mos jetë brenda”, ka deklaruar vet Telat Xhaferi në Tv Telma.
Mirëpo, këtu ka vend për përdorimin e asaj që njihet ; “Teorisë së Konspiracionit dhe komplotit”, nga ana e Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në dekleratën e tij e cila, pa gjykime dhe paparagjykime lë shumë dyshime dhe ngreh pyetje të shumta, por që s’ka kush t’u jep përgjigje…..
Ngase, shumë pak për të mos thënë aspak teorit e konspiracionit asnjëher nuk kan hyrë në shkencën e përgjigjeve e egzakte, ndoshta, edhe sepse në të shumtën e rasteve ata që duhet të përgjigjen janë edhe “protagonistët” e kësaj pjese të teorisë, pra janë brenda saj.
Një teori konspirative si kjo “bomba”, që ka lëshuar mbrëm “padashje”, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, natyrishtë, që për çdo njerin do një shpjegim, të marr sipas teorisë së konspiracionit.
Mbasi, tani ajo është një ngjarje ose situatë që thirret në një farë mënyre konspiracion i pajustifikuar, që përfshin një veprim të paligjshëm ose të dëmshëm të kryer nga qeveria ose aktorë të tjerë më të fuqishëm se sa qeveria, në Maqedoni, më 27 prill.
Pra, duke e thjeshtëzuar këtë teori konspiracioni, me atë që ndodhi faktikisht në ngjarjet e 27 prillit brenda ndërtesës së Parlamentit të Maqedonisë, mundet dhe të futemi brenda në këtë ngjarje, sipas deklarimeve.
Dhe, sidomos sipas këtij deklarimi, nga Kryepralamentari shqiptar Telat Xhaferi.
Ka 8 muaj që ka ndodhur ngjarja, dhe kanë nisur hetimet, kan nisur arrestimet, dhe nuk ka më pse të hamendësohet , sepse, aktorët e jashtëm që janë përfshirë me këtë rast si agjenturat e ndryshme( aty ishte edhe një person i shërbimit sekret serb, por mund të kenë qenë 10 a më shumë, kush e di!), shërbimi sekret, policia, rojet e sigurisë, janë ato që bëjnë pjesë në teoritë e konspiracionit, dhe që po prodhojnë hipoteza, dhe që bien në kundërshtim me të kuptuarit mbizotërues të historisë së ngjarjes ose fakteve të thjeshta, me atë që ndodhi më 27 Prill 2017 në Parlamentin e Maqedonisë.
Aty ku tani termi “Teoria e Konspiracionit dhe komplotit” është një bumerang, që bie “dashje pa dashje” së pari mbi BDI-në, si pjesë e institucioneve të qeverisë në ato ngjarje, për sa i përket anës shqiptare.
Pra, duke filluar që nga njerëzit e saj në qeveri, njeriu numër 1, i sigurisë, i cili i bije të ket qenë ish Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, i BDI-së, së Ali Ahmetit, dhe që për mua me të drejt u ndie i “tradhëtuar”, dhe dha dorheqjen e menjëhershme.
Ndërkohë, që agjenti i shërbimit sekret serb (BIA) Goran Zhivaljeviq, i cili përmendet gjithmon si skenarist i mundshëm i ngjarjeve të 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë, ka dal menjëherë ato ditë, jo duke mbrojtur vet-veten, por duke e mbrojtur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë të tij, për një televizion maqedonas.
Pra, që këtu duket se sa ndyrë e luan lojën e shërbimeve sekrete, serbia, kundrej shqiptarve , ashtu si ajo e ka luajtur për gjysmë shekulli në ish Jugosllavi.
Agjenti serb Zhivaljeviq, jo pa qëllim ato ditë i “doli” menjëher e permendi Ali Ahmetit, gjoja po i del në “krah”, sepse ai e dinte, që perdorimin e emrit të Ali Ahmetit, emri i tij do të lakohej më pasë nga shqiptarët.
Pra, ky është edhe një skenar i Serbisë me shqiptarët, duke u marrë gjithmon në ngjarje të tilla me emrat e liderve shqiptar, si në Maqedoni, në Kosovë e viset shqiptare .
Mirëpo, me këtë rast përdorimi i “Teorisë së Konspiracionit dhe komplotit”, në ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë, ku cak i sulmit – eleminimit fizik ishin liderit shqiptarë : pra ishte Ali Ahmeti, në diskutimin tonë si shqiptar, ska sesi të mos mendojmë se : “Pse, të mos ishte edhe Zijadin Sela, e ndoshta edhe ndonjë tjetër që fati t’i shpëtonte nga rreziku për likujdim fizik?”.
Dhe, kështu që sulmi ndaj Ziadin Selës, të mos mbetej të ishte ai provokimi më i rëndë ndëretnik, në Maqedoni dhe që është te ne shqiptarët produkt i asaj që quhet “Teorisë së Konspiracionit dhe komplotit”, në ngjarjet e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë.
Zijadin Sela, duket fare qartë se është bërë një piketim i sulmit dhe i gjithë deputetëve shqiptarë, gjatë atij sulmit atë ditë në kuvend. Ku, shumica e atyre që sulmuan kuvendin shihet se janë kriminelë dhe kanë bashkëpunim me DPMNE-në, partinë dhe ish kryeminitrin Gruevski, që për dhjetë vjet e kan qeverisur Maqedoninë, më parë se të humbisnin.
Kështu, që, dihet se në të gjithë botën “Teoria e Konspiracionit dhe komplotit”, asnjëher nuk ka marrë fund, dhe nuk ka marr përgjigje!. Bile as me vrsajen e Kendit, 56 vjet më parë, megjithse, ajo ka nxjerr me qindra teori konspiracioni, askush nuk e di pse u vra, e jo më të zbulohet me anë të “Teorisë së Konspiracionit dhe komplotit” një në ngjarjet si ajo e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë, e cila është provokimi më i rëndë ndëretnik në Maqedoni, që pas 2001-it.”
Por, ngado ta sjellësh një pyetje e ka aji ngjarje! Përse, përderisa Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, e ka pranuar që BDI e ka ditur se më 27 prill qytetarët do të futen në Parlament, dhe e pranon se për këtë arsye atë ditë nuk ka qenë në Parlament kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, atëhere : “Përse ? “duhej” të ishte atë ditë deputeti tjetër shqiptar, dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela”.
A nuk mundej që edhe Zijadin Sela të lajmërohej si Ali Ahmeti, dhe të shmangej edhe ai shqiptari, nga ai sulmi barbar që u ushtrua me dhunën e perdor nga huliganët maqedonas, mbi deputetin shqiptar Ziadin Sela, duke e fyer e sharë dhe madje duke u mbuluar me gjak, sa e kanë tërhequr zvarrë, duke e menduar se kan lënë të vdekur.
Si përfundim do të flasë sipas shkencëtarit politik Michael Barkun, i cili ka studiuar teoritë e konspiracionit, dhe thotë se : “Ato të gjitha mbështeten në pikëpamjen se universi qeveriset nga “dizajni politik” dhe mishërojnë tre parime: asgjë nuk ndodh rastësisht, asgjë nuk është ashtu siç duket dhe gjithçka është e lidhur me atë që ka ndodhur”.
Një tjetër tipar i përbashkët, sipas tij është se teoritë e konspiracionit evoluojnë për të inkorporuar çdo provë që ekziston ndaj tyre, në mënyrë që ata të bëhen, siç shkruan Barkun, një sistem i mbyllur, që është i pafalshëm dhe prandaj ajo është “një çështje besimi dhe jo dështimi”.