Kryeministri Edi Rama u ndal në Malësinë e Madhe ku prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Tonin Marinaj.
Për kryeministrin, Tonin Marinaj është zgjedhja e duhur që ua lehtëson votimin banorëve të Malësisë së Madhe.
Rama tha se Partia Socialiste ka treguar në 18 muaj se është në gjendje të ndërtojë shtetin, ndërsa me votën për aleancën e së majtës më 21 qershor, premtoi investime si kurrë më parë në Malësinë e Madhe.
“Do ta keni shumë më të lehtë për të bërë zgjedhjene duhur. Duke votuar për Toninin, detyrimi ynë ndaj jush do të jetë aq i madh sa do të jetë koha që ne do të kemi në dispozicion për t’ju shërbyer ju. Votoni Toninin që të bëjmë në 4 vitet e ardhshme për Malësinë e Madhe, sa ç’nuk është bërë në çerekfshekulli për Malësinë e Madhe”, tha Rama.