Sipas disa studimeve, madje 90 për qind të kompanive deri në vitin 2020 do të përdorë autencitetin biometrik, shkruan CNN Money.
Autenciteti biometrik përdorë fytyrën, gjurmët e gishtërinjve për të konfirmuar identitetin e dikujt.
Por, as autenciteti biometrik nuk është e mbrojtur- të dhënat biometrike mund të vidhen dhe të keqpërdoren.
Ekspertët tashmë kanë treguar se është e mundshme që të mashtrohen kamerat për leximin e fytyrës dhe gishtërinjve.
Disa kompani zhvillojnë metoda të reja të bazuara në sjelljen e përdoruesve – në cilën pozitë mbajmë telefonin e mençur kur e përdorim, nëse shtypim me ndihmën e një ose dy duarve, si dhe për nga mënyra si lëvizim gishtin në ekran.
Bankat dhe institucionet financiare janë më të interesuara për këtë mënyrë të identifikimit të përdoruesve, pasi ju mund të krijoni një maskë të një personi ose të shtypë fjalët, por vështirë se mund të kopjoni mënyrën në të cilën dikush lëviz gishtin në ekran.