“Ne nuk jemi në një ‘luftë’ tregtare me Kinën, ajo mbetet një luftë e humbur shumë vite më parë nga drejtuesit e paaftë, të cilët përfaqësonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Trump.
Pas njoftimit të Pekinit, Uashingtoni publikoi një liste të importeve kineze me vlerën e 50 miliardë dollarëve që mendohet të jenë subjekt i tarifave ndëshkuese.
“Tani kemi një deficit tregtar prej 500 miliardë dollarësh në vit, dhe një tjetër të Vjedhjes së Pronës Intelektuale prej 300 miliardë dollarësh. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të vazhdojë!”, tha Trump në Twitter.