Rruga e Arbrit, Orikum-LLogara, Thumanë-Kashar dhe Milot Blldre janë katër akset kryesore rrugore, projektet e të cilave zbatohen përmes Partneritetit Publik Privar (PPP) si alternative më e mirë për ndërtimin e rrugëve.
Sipas këtij modeli privati bën projektin dhe strudimin e veprës rrugore. Ndërsa qeveria cakton tavanin e kostove sipas manualit për standaradet e rrugëve.
Privati merr përsipër gjithë risqet e zbatimit të projektit dhe brenda 3 vitesh qeveria merr në dorëzim rrugën, në një kohë që për këtë vepër, qeveria paguan jo më shumë se 20% të kostos totale të saj.