16 shtete amerikane, te drejtuara nga Kalifornia janë bërë bashkë për të paditur administratën e presidentit Donald Trump mbi vendimin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën, çka i lejon përdorimin e fondeve të emergjencës për ngritjen e murit.
Padia u paraqit në gjykatën për Qarkun e Veriut të Kalifornisë. Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pasi Trump aktivizoi kompetencat e jashtëzakonshme me qëllimin të anashkalonte Kongresin e te siguronte kësisoj financimin e projektit – një premtim qendror fushate ky i manjatit të shndërruar në politikan.Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë Xavier Becerra tha se po e merrnin kreun e shtetit në gjykatë “për të bllokuar shpërdorimin e pushtetit presidencial nga ana e tij”.
“Po e ngremë këtë padi kundër presidentit Trump për ta ndaluar të përdorë në mënyrë të njëanshme fondet e tatimpaguesve, të lëna mënjanë në mënyrë legjitime nga kongresi për njerëzit e shteteve tona. Për shumicën prej nesh, zyra e presidencës nuk është një vend për teatër”, tha Xavier Becerra, Prokuror i Përgjithshëm, Kaliforni, transmeton tch.
Trump njoftoi planin e tij pasi kongresi i refuzoi fondet për ndërtimin e murit. Koalicioni i 16 shteteve argumenton se urdhri i tij për të devijuar fondet do t’i kushtoje atyre miliona dollarë, duke i dëmtuar ekonomitë. Ligjvënësi demokrat Adam Schiff, kryetar i komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve i tha rrjetit televiziv deklaroi se qëndresa në këtë rast është e domosdoshme. Nëse dorëzohemi, u shpreh ai, do të prishet parimi i kontrollit dhe balancës së pushtetit. Nuk do të ketë ndarje të pushteteve, por vetëm një ndarje në linja partiake”.