Gazeta e madhe spanjolle ‘El Pais’, përmes një artikulli e ka krahasuar gjendjen e tanishme në Venezuelë me atë të Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës në vitit e 90-ta.
Në artikull përmendet masakra e Srebrenicës dhe ndërhyrja e SHBA-vë në Kosovë, transmeton Indeksonline.
“Për dekada të tëra qeveria e Beogradit i kishte shtypur kosovarët. Pas ndarjes së Jugosllavisë, kjo përfshinte praktikën e spastrimit etnik” thuhej në artikullin e gazetës spanjolle.
“El Pais” e quajti Maduron “Një Millosheviç në Karaibe”.
Në artikull thuhet që NATO dhe Amerika nuk duhet të vonohen si në rastin e Kosovës