Nën thirrjet, “Lumez Ik” ka nisur protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes së cilës është kërkuar shkarkimi i kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.
Ata kanë kërkuar largimin edhe të prokurorëve të emëruar politikisht si dhe nisjen e hetimeve të skandaleve, siç u tha, të kësaj qeveria korruptive si dhe hetimin e pasurisë së paligjshme.
Gjatë protestës disa studentë të fakultetit juridik kanë simuluar duke luajtur rolin e gjyqtarët dhe duke dënuar kështu Presidentin, kryeparlamentarin, kryeprokurorin Lumezi dhe Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekajn.
Protestat e Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të ndalen me kaq. Ata kanë paralajmëruar protesta edhe në të ardhmen derisa sipas tyre qëllimi i qytetarëve të Kosovës të realizohet. /Tv Klan/