BFI po tallet me nënat shqiptare

Vetëm “skamnoret e pispillosura”, beqaret apo të vejat, ato që të detyruara nga skamja ekstreme, detyrohen që t’ia lënë numrat e telefonave Mustaf pisit, mund të vijnë në shprehje për t’u shpërblyer me ndonjë pako përplot cinizëm e idiotësi të shpirtit “human” të Mulla Sulës dhe të lavatriçes së parave të pista të tj, Mustaf Dauti


Shkruan Besa Mexhiti


E keni dëgjuar se si Mulla Sula me sa patetizëm e emërton Muajin e Ramazanit si muaj i mëshirës. Fton në shtrirjen dorë për skamnorët tanë që janë me bollëk. Përfaqësues reprezentativ të këtyre skamnorëve tan e kemi grujën, nënën shqiptare. Ditën e agjërimit, vlon oborri dhe sokaku i Bashkësisë Fetare Islame nga gratë me fëmijë që vijnë për të pritur ndonjë ndihmë. Ka disa ditë që me këtë ndihmë dhe me dinjitetin e gruas shqiptare po luan turpshëm një farë Mustaf Dauti, i emëruar në krye të OH Hilal nga uzurpatori i postit të reisul ulemasë, Mulla Sula. Ky dysh është një tandem tashmë sinonim i talljes me fukaratë. Madje Mulla Sula nuk përton që të marrë edhe rolin e “baba dimrit” vetëm e vetëm që të shfrytëzojë rastin për t’u  tallur me gratë dhe nënat tona.Një grumbull grashë po bredhnin nëpër Çarshinë e Vjetër në relacion BFI-Myftini e Shkupit. Djersa ju shkonte curril e buzët shkrum nga etja e agjërimit. Gra që qanin bashkë me fëmijët e tyre të uritur e të lodhur duke i tërhequr zvarrë poshtë-lartë. Janë po ajo shtresë e familjeve tona që rendin pas një kafshate bukë për ta pasur të shtruar në iftar. Mustaf Dauti tallet me to, ju thotë, ikni në Myftini se atje shpërdahen ndihmat. Në myftni ju thonë jo, nuk kemi më, kanë qenë disa paketa që i shpërndamë, të tjerat janë te Mustafa Dauti në Hilal. Kurse Hilali nuk ka as magaze e as bodrum. Zoti e di se ku janë ato pako me ndihma, nëse jo nëpër magazet e Medresesë për t’i  ushqyer “me haram” nxënësit e kësaj vatre shkollore islame.“Po bëjnë hajgare me ne”, thotë një plakë me lotë në sy. “Në këtë ditë të Ramazanit po na detyrojnë të vrapojmë poshtë-lartë. A e di se kush po merr ndihma o bija ime, vetëm nuset dhe vajzat e reja. E kam denedisë unë. E kam çu vajzën time, ai farë kopuki, Mustafa, ia ka kërku numrin e telefonit, kështu ka ba edhe me rejën time e cila burrin e ka në burg. Numrin e telefonit ia ka marrë edhe çikës së motrës sime, edhe kunatës sime e cila ec më e ngrefët. Kurse mua jo, nuk ia ka marrë as kunatës time, as motrës time, të trija jemi ja, kështu, plaka, si lugë shtrige. Kopuki po i thirrë në telefon dhe krejt me provokime po i thirrë me ua dhënë paketat me do ndihma që, mjer fukarai, se veç pak me pasë as që i kisha hëngër ato çka i afrojnë këta rezila”, përfundon plaka.Në mbrëmje dëgjohet kopuki tek lavdërohet në televizor. Thotë që 10 mij pako me artikuj ushqimorë ia paska dhënë Turqia. Po ky farë “humanisti” çka ka bërë vetë ai! Apo, që kur i vodhi paratë e grumbulluara për muslimanët e Somalisë më asnjë mysliman i vendit nuk i jep para, qoftë edhe për aksione humanitare. Tregon se në ditën e parë të Ramazanit i paska ndarë 500 pako! 500 herë turp e haram i qoftë! Po si tallet kështu idioti. A ka formuar komision, a i ka vizituar familjet e varfëra,  ka bërë ndonjë listë me prioritet, a ka mundësi që këto ndihma pastaj t’ua çojë shtëpi më shtëpi, tek ata me varfëri ekstreme dhe, mos të lejojë që gratë, nënat, motrat tona të vrapojnë duke qarë nga inati për talljet që ia shtron direkt e në sofrën e iftarit. Dueti Mulla Sula-Mustafë hajni po e teprojnë, tallja cinike e tyre ka prekur shumë rënd në zemrat e nënës shqiptare. Po e njëjta fotografi, madje edhe më e shëmtuar ishte ajo nga oborri i Myftinisë së Gostivarit. Në foto kishte më shumë operativë nga kjo Myftini, bashkë me Shaqir Fetahun e Mustaf Dautin, se sa që kishte pako të ndihmave.Vetëm në fletoret evidentuese të shoqatave humanitare myslimane në Shkup janë të evidentuara mbi 7.564 familje myslimane shumë të varfëra që jetojnë në Çair e në lagjen e Gazi Babës, si dhe në disa lagje të qytetit ku jetojne me shumicë myslimanët. Po ku ngelën familjet e lagjeve dhe të komunave të tjera që shtrihen në territorin e Myftinisë së Shkupi? Në statistikat zyrtare, ato familje qe e shtyjnë me ndihma minimale sociale nga lagjet pranë Bashkësisë Fetare Islame në Shkup, arrijnë në 8.745 familje myslimane. Dhe, shikojeni tani se çka bëhet me aksionet humanitare të Mulla Sulës e të Mustaf hajnit! Thjesht, arrihet kënaqësia e fëlliqtë duke u tallur me dinjitetin e nënave shqiptare që shtrijnë dorën e lëmoshës duke pritur gabimisht mëshirë nga dy projektantët e hajnisë së BFI-së.

Leave a Reply