SHBA dhe Kina kanw shtuar presionin nw tregun botwror duke vendosyur tarifa tw reja. Presidenti Donald Trump sulmoi Pekinin në Twitter, duke thënë se Uashingtoni do ti përgjigjet shumë shpejt tarifave të vendosura nga ndaj mallrave amerikane me vlerë prej 75 miliardë dollarësh.
Ndërkaq Trump u bëri thirrje kompanive amerikane të kërkojnë mënyra për t’i mbyllur operacionet e tyre në Kinë dhe të prodhojnë më shumë mallra në Shtetet e Bashkuara.
Pekini njoftoi gjithashtu të premten se do të rifillojë t’u vërë tarifën prej 25 për qind automjeteve amerikane, si shpagim ndaj planit të Presidentit Trump për të taksuar mallrat kineze nga 1 shtatori. Tarifat kineze për disa produkte amerikane do të hyjnë në fuqi më 1 shtator ndërsa të tjerat më 15 dhjetor.
Në reagimin e tij, Presidenti Trump përsëriti argumentin se Amerika prej vitesh humbet triliona dollarë në tregtinë me Kinën. Ai tha se Pekini kerkon te vazhdoje në këtë rrugë, porse nuk do ta lejojë këtë të ndodhë.
Shefi I shtepise se bardhe deklaroi gjithashtu se SHBA nuk kanw nevojë për Kinën. Komentet e tij shkaktuan luhatje te menjwherwshme tw tregjeve amerikane të aksioneve.
Disa vende si Vjetnami dhe Meksika kanë përfituar nga lufta tregtare mes dy gjigantëve, sepse shumë kompani amerikane po i zhvendosin atje operacionet e prodhimit te mallrave.