Kryeministri në largim i vendit, njëherësh i nominuari për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, ka mbajtur tubim me qytetarët e Deçanit.
Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë.
“Mos të harrojmë diçka, me Serbinë jemi nda me luftë. Kurrkush nuk e di më mirë se ne qysh mundemi me u marr vesh me Serbinë”, është shprehur ai.
“Serbia, sa të beson që ne i japim diçka, nuk ka me u marr vesh me ne. Veç kur e din që s’merr kurrgjë prej neve, veç atëherë ka me u marr vesh me ne”, ka thënë Haradinaj.