“Shqiptarët nuk kanë përfituar asgjë nga ajo që Talat Xhaferi është kryetar i Kuvendit”

Talat Xhaferi është kryetari i Kuvendit dhe ai nuk përfaqëson shqiptarët, ai përfaqëson BDI-në, thotë Bilal Kasami në një intervistë për Evropën e Lirë.

“Kjo është e dukshme përmes tërë funksionimit dy vjeçar të Kuvendit. Unë vazhdoj të mendoj se që Maqedonia të jetë një shtet në të cilin të gjithë duam të jetojmë, duhet të hiqen paragjykimet nëse dikush do të vijë në pozitë vetëm sepse ai ose ajo është maqedonas apo shqiptar. Maqedonia do të bëhet vetëm atëherë kur qytetarët do të zgjedhin një person, qoftë maqedonas apo shqiptar, sipas vlerave që ata përfaqësojnë, vlerat që bashkë i ndajmë, dhe këto janë vlera evropiane”, thotë Kasami.

Leave a Reply