Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se pasi që nuk ka pasur asnjë ankesë në Gjykatën Supreme për rinumërim të 1,472 kutive mund të procedohet me fillim të rinumërimit, raporton Gazeta Express.
Daka ka thënë se ky vendim është bërë i formës së prerë, pasi që nuk ka pasur ankesa.
“Ne jemi obilguar që të rinumërojmë njënumër të caktuar të kutive, më saktë 1472 dhe me sa kam informatë nga Gjykata Supreme, deri më tani deri në orën 3 kur ka qenë afati, nuk është ankuar askush dhe ky vendim bëhet i formës së prerë, dhe ne jemi të obliguar që ti rinumërojmë këto kuti. Unë e kisha kërku nga sekretariati që me na njoftu lidhur me rinumërimin dhe se si është planifiku”, ka thënë Daka.
Nga sekretariati i KQZ-së kanë thënë në anën tjetër se rinumërimi do të fillojë sa po të përfundojnë afat ligjore nëpër institucionet përkatëse.
“Nuk besoj që mundet me zgjatë më tepër ky afat se dita e sotme, deri më tani nuk ka asnjë ankesë sa i përket këtij vendimi. Ne kemi parë raportin se sa kuti do të shkojnë në rinumërim, sekretariati do t’i rrisë kapacitetet e veta, pa e cënuar cilësinë dhe procesin e monitorimit, përkatësisht transparencës. Jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet, presim udhër nga KQZ-ja, edhe një herë po themi për dallim nga herat e kalume, për shkak se jemi në një numër më të madh, i kemi rrit kapacitetet”, janë deklaruar nga sekretariati i KQZ-së./GazetaExpress/