Kryeministri Rama ndodhet në Romë në Samitin e vendeve të Nismës së Europës Qëndrore nën drejtimin e Italisë.
Në këtë samit marrin pjesë liderë nga 17 vende të Europës.
Kreu I qeverisë do ta shfrytëzojë takimin, duke e konsideruar atë si një mundësi më shumë për të nxitur pjesëmarrjen dhe angazhimet konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.
Gjithashtu pritet që liderët e vendeve-anëtare të takimit të Romës të theksojnë rëndësinë e integrimit evropian si hap kyç për përforcimin e stabilitetit, prosperitetit dhe unitetit të kontinentit, si dhe për bashkëpunimin ekonomik në suaza të nismës.
Në këtë iniciative 30 vjecare janë përfshirë 17 vende evropiane. Nga 1 janari i viti 2020 kryesimin e CEI-t do ta marrë Mali i Zi.