Numri një I qeverisë shprehu sërish gatishmërinë për t’u ulur në tryezë me opozitën.
Pas mbeldhjes së Kryesisë, Rama tha se shumica është gati që të dëgojë e të marrë sugjerime ndërsa bëri të qartë se nuk do të presë shumë gjatë.
“Ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë, të diskutojmë, të dëgjojmë, të reflektojmë kur ka sugjerime pozitive, por ne jemi të dënuar të udhëheqim. Nuk jemi të presim të tjerët të zgjohen nga gjumi.”
Kreu i qeverisë komentoi edhe situatën në Bashkinë e Shkodrës, ku nuk i kurseu thumbat në drejtim në Voltana Ademit.
“Me presidentin nuk kemi komunikim, situata post zgjedhore karatkretizohet nga një inerci që lidhet me histori dekrete çdekrete kemi për detyrë të garantojmë vzhdimësinë normale të qeverisjes, sa i përket Shkodrës nuk ka një vendim është në situatën më të rëndë, ka një kryetare që është e nuk është kryetare, po është një cështje që nuk është në dorën tonë, presim të marri një zgjidhje.”