Pse gënjeshtrat janë më tërheqëse se e vërteta?

Sarah Haque eksploron hendekun midis ekspertëve dhe të kuptuarit publik të shkencës dhe pse kjo paraqet sfida të tilla në kohë krizash të shëndetit publik siç është pandemia COVID-19.

Përkthyer nga Byline Times

Së fundmi ka nisur të qarkullojë një mesazh përmes WhatsApp-it që pretendon se acidi në stomak do të vrasë koronavirusin nëse pini ujë të mjaftueshëm për ta gëlltitur atë. Ti pi rregullisht katër litra ujë në ditë. Një foto që qarkullon në Facebook ju paralajmëron se helikopterët ushtarakë do të fluturojnë sipër dhe do spërkasin dezinfektues mbi shtëpi. Ti mbyll dritaret dhe kyç dyert. Presidenti i Shteteve të Bashkuara këmbëngul se hidroksilklorina, një ilaç që është përdorur shpesh për ta trajtuar malarien, është një “sfidues” i vërtetë për COVID-19 dhe tashmë ka fituar miratimin e FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve). Ti e pi atë. Potencialisht, ti mund të vdesësh.

Tani, më shumë se kurrë, dezinformimi është kthyer në legjion. Këto gjysmë të vërteta apo falsitete përhapen me shpejtësi dhe energji të paimagjinueshme, me siguri më shpejt se vetë virusi. Dhe ato ndjekin një model të veçantë. Dikush njeh dikë që foli me dikë që punon në provincën Guangdong të Kinës dhe/ose është Sekretari aktual i Shtetit. Ka një gjuhë të saktë, empatike, që ngjall frikë. Asnjëherë nuk ka prova të mjaftueshme mbështetëse.

Çfarë është ajo që e bën dezinformimin në lidhje me pandeminë COVID-19 kaq bindës?

Përgjigja mund të qëndrojë, jo në epokën bashkëkohore të “lajmeve të rreme”, por në tensionin e gjatë e të rrënjosur thellë midis publikut dhe vetë shkencës.

Ajo që përmendet në qarqet akademike si “Kuptimi Publik i Shkencës” është njohja dhe përpjekja për të kapërcyer disi hendekun midis ekspertëve dhe kuptimeve të drejta të shkencës. Në 1985, Shoqëria Mbretërore e Londrës botoi një raport  që njihte “përmirësimin e të kuptuarit publik të shkencës” si një nga shqetësimet kryesore. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Dhoma e Lordëve diagnostikoi një “krizë besimi” midis publikut dhe institucioneve shkencore. Një raport i Komisionit Evropian i vitit 2005 zbuloi se shumë njerëz nuk mund t’u përgjigjen pyetjeve bazike shkencore si ‘të vërteta ose të rreme’ – ku 43% të atyre që u morën në pyetje besonin se antibiotikët vrasin si viruset dhe bakteret dhe 29% besojnë se dielli rrotullohet rreth tokës. Duket se një pjesë e konsiderueshme e publikut nuk e ka kuptimin e duhur të shkencës

Mesa duket kjo është arsyeja pse ne jemi kaq të ndjeshëm ndaj dezinformatave në lidhje me konceptet shkencore. Është, pjesërisht, pse mashtrimi FRP (Fruth-Rubeolë-Parotit) – ku u pretendua një lidhje e fabrikuar midis fruthit, vaksinave të rubeolës dhe autizmit tek fëmijët – rezultoi në një rënie të madhe të vaksinimeve dhe kësisoj çoi në pandeminë e parotitit në vitin 2005 në Mbretërinë e Bashkuar, plotësisht e shmangshme. Para kësaj, ishte vaksina e pertusis (ose kolla e mirë) në mesin e viteve 1970, dhe para kësaj, lëvizja kundër vaksinës ndaj virusit Variola, në vitin 1930 në Leicester. Kjo ishte arsyeja pse mjekësia popullore  vazhdon të prevalojë në shoqërinë e sotme, pavarësisht se hidhet poshtë si pseudoshkencë.

Shkencëtarët duhen fajësuar pjesërisht. Ekspertët shpesh kanë vështirësi në përcjelljen e informacionit shkencor përkatës, për të qenë i arritshëm në kohë tek personat që nuk kanë njohuri. Për këtë arsye janë komunikuesit shkencorë. Megjithatë, dezinformata propagandohet më së shumti midis sektorëve publikë. Sipas përcaktimit, “publikja” në Kuptimin Publik të Shkencës, u referohet të gjithë jo-ekspertëve, përfshirë zyrtarët qeveritarë dhe organizatat masive të medias. Qasja e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj shpërthimit të COVID-19 ka evoluar me shpejtësi, fillimisht duke u përballur me kritika të gjëra. Kryeministri Boris Johnson ka rezultuar pozitiv ndaj virusit, vetëm disa javë pasi njoftoi se do të shtrëngonte duart me pacientët e prekur nga koronavirusi.

Për punonjësit e NHS (Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Angli), lufta e pabazë ndaj ibuprofenit apo ideja e të lënit qepë në një cep të dhomës për të parandaluar Covid-19, nuk janë më gjëja shqetësuese. Është nënvlerësimi.

“Ideja është se të rinjtë nuk e kuptojnë atë,” më tha një punonjës i vijës së parë në spitalin ‘Luton dhe Dunstable’. “Ose, në lidhje me parimet bazë. Këto çështje themelore të shëndetit mund të jenë diçka që nuk e dinit, ose edhe për antibiotikë ose ilaçe që mund të jeni duke marrë. Ky virus është i ri dhe po studiohet gjatë rrugës. Ne nuk e dimë se si reagon ndaj diçkaje. Ne nuk kemi atë informacion”.

Në librin “Shkencë e keqe” e Ben Goldacre, ekziston një kapitull i titulluar ”Pse njerëzit e zgjuar besojnë gjëra të marra” në të cilin mjeku britanik citon fenomenin e “përforcimit komunitar” – kur një pretendim bëhet një besim i fortë përmes pohimit të përsëritur nga shumë anëtarë të një komuniteti. Realitetet e supozuara për të cilat flitej në çdo transmetim, konferencë shtypi ose media sociale e kthejnë në të ndenjur ajrin përreth jush; ndotës. E gjitha çfarë mund të bëjmë është të shtojmë të vërtetat dhe të shpresojmë që, në një moment, ato t’i kompensojë gënjeshtrat.

/citizens-channel/

Leave a Reply