Komuna e Prishtinës ka filluar fazën testuese të projektit për vendosjen e sensorëve që do të masin ndotjen e ajrit.
Në objektin e vjetër te Komunës së kryeqytetit është instaluar sensori i parë, i cili do të shërbejë si testuese mostrash edhe për 5 sensorët e tjerë.
Pajisjet do të vendosen në 6 lagjet kyçe të qytetit dhe informacionet mbi të gjitha parametrat e ndotjes së ajrit do të pasqyrohen në faqen e internetit të Komunës se Prishtinës.
Përveç parametrit aktual, në qytetin e Prishtinës do të pasqyrohet edhe norma e ndotjes e lejuar sipas rregulloreve të BE-së, në mënyrë që parametrat të krahasohen.
Matja e cilësisë dhe ndotjes së ajrit do të jetë për kushtet e jashtme atmosferike, ndërsa parametrat që do të maten janë këto:
Dioksid Sulfuri (SO2)
Hidrogjen Sulfid (H2S)
Dyoksid i Azotit (NO2)
Ozoni (O3)
Grimcat PM10 edhe PM25
Monoksidi i Karbonit (CO)
Amoniak (NH3)
Radioaktiviteti
Decibel Metër – Matës i zhurmës
Temperatura
Lagështia