Sërish protesta në Malin e Zi, tensione në Podgoricë

Në republikën e Malit të Zi janë rikthyer tensionet. Në Podgoricë, prej orës 19:00 ka nisur protesta e paralajmëruar nga eksponentë të opozitës.

Opozita malazeze i kishte dhënë ultimatum kryeministrit Milo Gjukanoviç ditën e sotme për të pranuar një qeveri teknike.

Protestat në këtë vend morën jetë pak ditë më parë dhe degraduan në perleshje të dhunshme mes manifestuesve dhe forcave të rendit.

Opozita ka deklaruar se, protesta e saj bëhet kundër pushtetit dhjetëravjeçar të Gjukanoviç, por mazhoranca akuzon se protestat janë të nxitura nga jashtë Malit të Zi, për të destabilizuar vendin në prag të marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO.

Madje, mazhoranca malazeze thotë se në këtë çështje ka ndërhyrë Moska, e cila kërkon rritjen e ndikimit të saj në Ballkan.

Leave a Reply