Duke nisur nga numri i prerjeve të shumta të flokëve vetë në shtëpi, parukierit nuk kanë pse të frikësohen pasi të përfundojë pandemia. Por kjo gjë nuk do të ndodhë për shumë biznese të tjera, pasi Covid-19 ka ndryshuar përceptimin e jetës sonë, shkruan Financial Times.
Sëmundja që ka përfshirë botën ka fuqëzuar internetin dhe na ka zhvendosur me shpejtesi në të ardhmen. Në mars të 2020, shumë biznese u duk sikur lëvizën në një të ardhme të largët të vitit 2025. Për disa kjo nënkuptonte një rritje të aktivitetit, por për një numër të madh ishte thjesht një ditë e parëndësishme.
Pothuajse të gjitha kompanitë, tani operojnë përmes internetit. Shumë gjithashtu ofrojnë shërbime në shtëpi. Por menaxhimi i restoranteve në internet dhe i ndërmarrjeve të shërbimit në shtëpi nuk mund t’i shtojë kapacitetet e punës në një kohë shumë të shkurtër: shërbimet e transmetimit të videove dhe prodhuesit e podcast-ve kanë pasur lodhje psikologjike me tepër, në krahasim me punonjësit e tjerë të kompanive të ndryshme që kanë punuar më shumë fizikisht.
Covid-19 gjithashtu ka qënë fat për kompanitë që ofrojnë diagnoza mjekësore dhe terapi në shtëpi. Institucionet arsimore duke filluar nga shkollat fillore e deri tek universitetet kryesore të botës kanë zhvilluar mësimet nga klasa dhe salla e leksioneve deri në dhomën e gjumit dhe tryezën e kuzhinës. Institucione të mëdha financiare kanë lejuar ndërmjetësit e tyre të realizojnë atë që se kanë menduar kurrë më parë: të zhvillojnë tregti nga shtëpia.
Kompanitë e softuerëve dhe pajisjeve kompjuterike po përpiqen të mbrojnë punëtorët që punojnë në shtëpi nga sulmet kibernetike pasi kompanitë e sigurisë po monitorojnë aktivitetin e dyshimtë në vendet bosh të punës.
Për të tjerët Covid-19 ka përshpejtuar ditën e llogarive. Operatorët e mallrave dhe pronarët e dyqaneve kanë bërë një llogari të asaj që tashmë do të jetë e ardhmja e tyre. Shumë restorante të vogla dhe kioska nuk do të hapen kurrë sepse “kuzhinat e reja online” ose farmacia 24-orëshe do të kenë zënë tashmë vendet e tyre. Palestrat mund të mos jenë më të frekuentuara pasi shumica do të duan të vazhdojnë ushtrimet në shtëpi.
Pasi fluturimet të rihapen ngadalë, turizimi do të jetë një nga më të goditurit nga kriza e koronavirusit. Njerëzit të cilët ishin mësuar të udhëtonin mbi gjashtë herë në vit në Kinë, mund të ulin numrin e udhëtimeve ose të mjaftohen thjesht me video telefonata. Udhëtimet me makina në qytete të ndryshme mund ti përkasin tashmë të kaluarës.
Si rezultat, linjat ajrore dhe hotelet do të vuajnë pak më gjatë seç është parashikuar dhe mijëra avionë ose do të rrisin çmimet ose do të shiten për pjesë.
Pronarët gjithashtu do të jenë shumë më të gatshëm të pranojnë idenë që punëtorët e tyre nuk do të duhet të paraqiten në zyrë vetëm për të treguar se po punojnë. Miliona kanë vërtetuar se puna nga shtëpia është e njejtë ose më shumë produktive në shtëpi. Kjo nuk do të thotë që do ti vijë fundi punës në zyra, por me siguri do të thotë një e ardhme në të cilën punëdhënësit do të jenë më të gatshëm të lejojnë punonjësit e tyre të punojnë edhe nga shtëpia. Pavarësisht se kjo mund të çojë në një ngërç të përhershëm të kërkesës për hapësirë të zyrave tregtare.
Një gjeneratë e tërë tani po përjeton atq që përjetuan gjyshërit e tyre gjatë Depresionit. Për më tepër, Pekini ka të ngjarë të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të rritur konsumin e brendshëm në një kohë kur tregjet e eksportit mbeten të lëkundura për shkak të Covid-19.
Për biznesin dhe udhëheqësit politikë Covid-19 përcjell dy mësime.
Së pari, organizatat e tyre mund të marin veten më shpejt sesa ata vetë kanë menduar. Së dyti, ata që vunë në dyshim paralajmërimet në lidhje më koronavirusin tani kanë kuptuar se se si mund të jetë jeta e tyre nëse vazhdojnë të injorojnë paralajmërimet e shkencëtarëve për një plagë shumë më të madhe ndaj njerëzimit siç është: ndryshimi i klimës.