Shaqir Fetai na u krekos si gjeldeti (1)

Rreth  një interviste të Shaqir Fetait botuar ne “Hëna e re”, e cila gjasonte në një përçapje të fëmijës që sapo e ka kaluar “lijën e qenit”, i llastuar, me plotë dëshira iracionale e me fantazi. Shaqir Fetait i kërkohet debat publik ndërsa ai e gjenë mënyrën për të thënë diçka sa për ta përjetuar një çlirim mankthi që i vjen nga domosdoshmëria e sqarimit të shumë gjërave në opinion. Çdo përgjigje e tij në pyetjet e kurdisura meriton koment më vete. Ky do jetë një reagim në vazhdime

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Shaqir Fetai edhe më tej mundohet ta gënjejë opinion e ngushte familiar të veten por edhe opinionin e gjërë të vendit. Për hire të kësaj “gënjeshtre të ëmbël” si dhe për hirë të dëshirave të tij patologjike që burojnë nga përpjekja e tij provinciale dhe diletanteske për një karrierë të bujshme (qoftë kjo edhe kriminale), Shaqir Fetai vazhdon që të jetë shkelësi më i madh i Kushtethtës së BFI-së.
Është dilentantizëm i skajshëm të mendosh dhe të pretendosh se titujt akademik apo edhe profesional kanë titullin ndihmës u.d. Kjo është ngjashëm si të kemi titullar “u.d. kirurg”, apo “u.d. doktor shkence”, apo, “u.d. akademik” etj. Së këndejmi, si mund të ketë titull “ushtrues detyre kryetar i ulemasë”!  Një ndërdyshje e tillë, mundet apo nuk mundet, mund të rrjedhe vetëm prej karrieristit të lajthitur.
Kushtetuta është akt më i lartë juridik që qëndron në themelet e një shteti apo të një Institucioni të veçantë me karakter kushtetutar. Aty lajthitje, dilentantizëm dhe idiotizëm nuk mund të ketë. Prandaj dhe Kushtetuta e BFI-së askund, në asnjë fjali e nen nuk ka paraparë titull “u.d. reis”, sepse nuk e duron, sepse shpreh budallakinë e të çoroditurve dhe të injorantëve.
Natyrisht, në Kushtetutën e BFI mungon edhe titulli “u.d. kryetar”, prandaj praktikat e ngjashme të BFI-së, janë zgjidhur përmes “këshillit reprezentues”, apo komisioneve.
Gjithësesi, nocioni “u.d. kryetar” edhe pse nuk njihet nga Kushtetuta e BFI-së, të paktën duket më normale, më e nënkuptueshme, sepse është si titull juridiko-administrativ i përfshirë nëpër akte juridike të institucioneve të ndryshme. Së këndejmi, Shaqir Fetahu në Regjistrin Qendror është i regjistruar “u.d. kryetar-reisul ulema Shaqir Fetai”, ndaj dhe, bënë shumë mirë që mos ta gënjejë opinionin e gjërë dhe miqtë e BFI-së, sepse u bëmë rezil.
Shaqir Fetait nuk i duket vetja asgjë si “u.d. kryetar”, sepse ai mendon se është “halis kryetar”, sepse e ka ëndërr të sëmurë dëshirën për të qenë kryetar i BFI-së. Fatkeqësisht, kjo ëndërr e tij do të zgjasë si të gjitha ëndërrat, dy-tre sekonda! Ai nuk mund të bëhet kryetar për dy arsyera: sepse juridikisht është e pa mundshme, sepse një u.d. kryetar, i caktuar për t’i përgatitur zgjedhjet, nuk e ka të drejtën e vetëzgjedhjes dhe, një shkelës i kushtetutës ekzistuese, me shume probleme shëndetësore e mendore, në prag të pensionimit, as që guxon të paramendojë kandidimin e vet për kryetar të institucionit.
Kjo për sa i përket lajthitjes dhe gënjeshtrës së Shaqir Fetait që shihet që në kryetitull të intervistës. Po në titull?
Shaqir Fetai, tamam si një snob, si një pseudo-takvaxhi na thotë që uniteti duhet të ruhet si sytë e ballit. Por, nuk e thotë cili unitet: ai, nen udhëheqjen e tij, apo ai që i respekton të gjitha shkeljet e tij?
Të jemi të gjithë unikë duke respektuar dëshirat karrieriste të Shaqir Fetait, pa çka që ai është shkelësi më i madh i Kushtetutes së BFI-së? Të jemi të gjithë unikë në marrëveshjen e Shaqir Fetait me Sulejman Rexhepin që nëse do të jetë kryetar duhet që mos t’i listojë aferat, vjedhjet, korrupsionin, nepotizmin, përvetësimin, shitjen dhe tëhuajësimin e vakëfit. Pra unikë në fshehjen dhe në harrimin e gjurmëve të Sulejman Rexhepit në shkaterrimin e BFI-së. Apo, të jemi unikë në përçarjen e rijasetit, duke e lenë gjysmen nën kontrollin e Sulejman Rexhepit e gjysmën nën kontrollin e vet. Apo të jemi unikë në bindjet e Shaqir Fetait se anëtarë të rijasetit mund të jenë “macasi-kucasi” dhe se të drejtën e vendimëmarrjes e kanë edhe koordinatorët, të cilët brenda natës emërohen “myfti”! Këtë unitet shkatërrimtar nuk guxon ta mendojë Shaqir Fetai, madje nuk guxon as ta veshe me petk fetar, sepse është kërkesë e djallëzuar.

(vazhdon)

Leave a Reply