Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku sot është paraqitur para Prokurorit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Intervistimi i tij tashmë ka përfunduar, ndërkaq nuk janë dhënë detaje tjera.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati i Çekut, Artan Qerkini.
“z.Çeku është paraqitur para Prokurorit sot më datën 28.09.2020. Intervistimi i tij ka përfunduar. Kjo është e tëra që mund t’ju them për momentin”, ka thënë Qerkini.
Çeku kishte marrë ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale në fillim të këtij muaji. Ai është ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit. /Telegrafi/