Shaqir Fetai ka mision të poshtër, prandaj duhet ta kryej detyrën që ia besuan!!!! Kush? E di vetë ai! Ai keqperdor respektin kombëtar e fetar ndaj mysafirit. Myslimanët janë para sproves: ta nuhasin pisllikun e mysafirit apo mos t’ia hapin fare derën
Shkruan Burim Muniri
Të vetmit teolog ne vend, Shaqir Fetait, iu publikua dokumenti që dëshmon për bashkëpunimin e tij me UDB-në jugosllave qysh kur ishte student në Sarajevë. Janë lakuar shumë nofka policore, është “dëshmuar” për shumë teologë si bashkëpunëtorë të shërbimeve serbo-sllave por, për herë të parë që publikohet një dokument është kjo për Shaqir Fetain, i cili, me çdo kush po mundohet ta vjedhë postin e Kryetarit të BFI-së.
Shqiptarët dhe, përgjithësisht myslimanët, janë të shokuar nga kjo “bombë”, mbi të cilën me aq lehtësi po mundohet të shkelë Shaqir Fetai, duke lënë të nënkuptojë opinioni i gjërë se, aktualisht ai është nën trysni të papërballueshme: të mbyllet përjetësisht si një murg brenda katër mureve, apo ta çojë deri në fund “amanetin” e UDB-ë që nënkupton devalvimin dhe shkatërrimin në themel të BFI-së.
Si duket Shaqir Fetai qenka me 10 hektar fytyrë! Nuk i bën përshtypje dekonspirimi dhe kompremetimi i tij, ai që moti është pajtuar me të jetuarit si fuks. Prandaj, me aq lehtësi futet në xhami, me aq lehtësi futet dhe imponohet në mesin e teologëve, shkon ballëlartë dhe i uron nipa e mbesa për fillim të mbarë të shkollimit pa mbajtur llogari se ata anëtarë të familjes për vite e vite do të jenë të shënjuar si nipa apo mbesa të fuksit me nofkën “Orao” (Shqiponja).
Përkundër këtij qëndrimi misionarik të Shaqir Fetait, kolegët e tij, xhemati, intelektualët dhe gjithësecili, nuk e kanë obligim që ta nderojnë të pandershmin. Është obligim njerëzor e fetar që mos të rrihet pranë fëlliqësirës, prandaj, çdo hoxhë, çdo teolog, çdo mysliman i vendit e ka obligim që mos të shprehë më të voglin respekt ndaj Shaqir Fetait. Pas publikimit të dokumentit, gjithësecili që shoqërohet me këtë farë “bereqeti” do të llogaritet si shoqërues i ish-udbashit. Të tillët shqiptarët nuk i durojnë as në pleh, sepse është rrezik që nga ky pleh të kontaminohen arat tona pjellore.