Rritet bilanci i viktimave pas tërmetit me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter që tronditi Izmirin, qyteti i tretë më i madh i Turqisë.
Deri më tani, kanë humbur jetën 114 persona, ndërsa 1035 janë plagosur. Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, 137 të lënduar janë duke marrë ende trajtim, ndërsa 898 kanë lënë spitalet.
Në total, janë regjistruar 1,621 paslëkundje, 44 prej tyre me magnitudë mbi 4.