Biden rikthen epërsinë, Trump: Unë kam fituar, po bëhet grabitje e madhe

Gara për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon të jetë e ‘nxehtë’ dhe me rezultate të ngushta.

Së fundmi, pas numërimit të fundit të votave elektorale, demokrati Joe Biden ka rikthyer epërsinë sa i përket votës elektorale, ku aktualisht ka 225 vota elektorale dhe i duhen edhe 45  për t’u shpall president i SHBA-së. Në anën tjetër, Donald Trump aktualisht ka 213 vota elektorale pasi fitoi në Texas dhe Montana. Presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të jetë kandidati që do t’i fitojë 270 vota elektorale.

Ndërkohë në një dalje publike për mediat, Donald Trump hodhi akuza se po vidhen votat, ku edhe shpalli ‘fitoren’ e tij, megjithëse votat vijojnë të numërohen. Madje Trump kërkoi që Gjykata Supreme të ndërhyjë e të ndalojë procesin e votimit

“Rezultatet e sotme janë fenomenale. Janë hedhur vota në orën 4 të mëngjesit, është e turpshme. Gjykata Supreme të ndërhyjë e të ndalojë procesin e votimit. Jemi shumë para në vota, ata nuk kanë mundësi të na tejkalojnë! Kjo është grabitje e popullit amerikan.” tha Trump.

Leave a Reply