MBI MËKATIN DHE MËKATARIN

Shkruan: Abaz ISLAMI

REHATIA MËKATARE

Mbajeni mend

Të gjithë mëkatarët nuk ndjehen njëjtë

Ata që pendohen

Brehen nga e kaluara

Ata që jetojnë me mëkate

Edhe pas mëkatit

Ndjehen  të kënaqur

Ndjehen  të qetë

Sa peshë e rëndë për tokën që i mba’

(ORA E DËSHMISË, poezi, Shkup, 1994)

Një poezi antologjike për mëkatin dhe mëkatarët! I përmushur me një poetikë të papërsëritshme të Kur’anit, i fisnikëruar me titullin hafiz, Afrim Tahiri, boton, veç të tjerash, edhe këtë poezi në përmbledhjen e tij të parë ORA E DËSHMISË, të cilën botim e vetëfinanson ndonëse si botues del Meshihati i BIM.Afrim Tahiri është ndër të parët poetë shqiptarë në Maqedoni i cili ka kultivur poezinë refleksive me motive fetare islame. Jo që nuk ka poezi të këtij lloji të kultivuar më herët por, ja që ajo ka qenë më popullore, më përshkruese apo, më deskriptive.Në poezinë që po e trajtojmë këtu (Rehatia Mëkatare) jo që ndjehet shqetësimi dhe trishtimi i autorit për sa i përket kategorisë së mëkatit por, ndjehet edhe dhembja e thellë poetike për tokën e cila sikur është e ndëshkuar të mbajë peshën e mëkatarit. Pesha e tij është fantomike, pikërisht ashtu siç e gjykon edhe Allahu xh.sh. në Kua’anin tonë Famëlartë.Mbi të gjitha, në këtë poezi ndjehet mesazhi që del nga titulli i përmbledhjes, Ora e dëshmisë; në këtë çast, për mëkatarin i cili, edhe pas mëkatit ndjehet i kënqur, nuk ka shpëtim; e trishtueshme do të jetë dëshmia e tokës që ka rënkuar nën peshën e mëkatit të mëkatarit.Pa dyshim, nga kjo poezi sikur del sheshit ai vizionaritet i Afrim Tahirit, i cili, ndonëse fare i ri, sikur e shkruan këtë poezi për ditët e sotme, për njerëzit e sotshëm. Kujt i drejtohet një njeri fisnki me urtësi të tilla nëse jo njeriut që e do! Por, kur ky njeri të cilin e do autori, përkundër këshillave dhe urtësive të shenjta, shkon dhe zhytet gjithnjë e më shumë në mëkate, atëherë mëkatari djallëzohet, sepse nuk do t’ia përkujtojë askush mëkatet, ai do që të jetojë ne rehatinë e mëkateve të veta. Njeriut të tillë nuk i intereson fare as për porositë kur’anore, nuk i intereson as për peshën e mëkëmbësit të Zotit në tokë dhe, mbi të gjitha, nuk i intereson për asgjë tjetër përveçse për interest e veta meskine.Krijohet përshtypja sikur kjo poezi ka pasur dedikuesin e vet, sikur është shkruar me dedikime. Të gjithë ata që e njohin realitetin e sotshëm në Maqedoni, në botën muslimane, sakaq do të mendojnë se kjo poezi i dedikohet Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të postit reisul ulema të BFI-së. Vetë përmbajtja e kësaj poezie e shkrur këtu e dy dekada e gjysëm më parë, krijon këtë përshtypje.Mijëra shkrime e kritika, qindra fakte e argumente deri më tani të pademantuara, sjellje e vepime joetike, dëshmojnë, mbi të gjitha, për përpjekjet në ruajtjen e asaj rehatie të mbështjellë me lëvozhgat atomike të mëkatit të Sulejman Rexhepit. Clat janë ato mëkate? I di vetë toka e cila po rënkon shumë fort nën peshën e atyre mëkateve të të mëkatshmit “reis”!

Leave a Reply