Sërish grabitje me armë në Prishtinë

Grabitjet me armë në Prishtinë, tanimë janë bërë dukuri të shpeshta në Prishtinë.

Derisa dje kanë ndodhur dy raste, ku si pasojë edhe është plagosur një policë, një grabitje ka ndodhur para pak orësh në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugën “Bill Klinton”.

Grabitja ka ndodhur në orën 10:40. Zëdhënësja e Policisë për regjionin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress-it se Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person.

Leave a Reply