Vendime skandaloze kundër Medresesë nga pushteti që e instaloi Shaqir Fetain në BFI

Kohë më parë, një sërë portalesh kombëtare publikuan një shkrim të Haxhi Isa Xhavitit, me titull “Mbyllja e Medresesë prioritet i Shaqir Fetait”, në të cilën kishte nënvizuar problemin e mospranimit të kësaj Medrese nga asnjë universitet në vend. Madje, nxënësit e “Isa Beut” nuk kanë të drejtë të regjistrohen as në Fakultetin e Shkencave Islame

Shkruan Burim Muniri

A e keni dëgjuar se si lavdërohet Shaqir Fetai duke keqinformuar “kemi pesë medrese…”! Në fakt është vetëm një Medrese “Isa Beu” që i ka të dispersuara disa paralele për vajza e për meshkuj nëpër disas qendra të vendit.
Le ta marrim të “mirëqenme” bindjen abdalleske të Shaqir Fetait se në Maqedoninë e Veriut funksionojnë pesë medrese! Shtrohet një pyetje epike: çka i duhen këto Medrese Shaqir Fetait, vetëm si karrem për t’i vjelur nëpër xhepa myslimanët e vendit? Në emër të “Medreseve” të kërkohet fitri, zeqati, lëkurat e kurbanit, kurbanët, te organizohet haxhi! Të gjitha këto burime financiare “ekskluzivisht” për “medresetë”, apo pë xhepat e sojit të Shaqir Fetait?
Shaqir Fetai tani më gjendet në një situatë hamletiane “të jeshë a të mos jeshë”!
Të jeshë reis apo muteveli?
Shaqir Fetait jo që i fle tamam mutevelillëku por edhe do ta ketë më të lehtë! Sepse, së shpejti duhet të dalë para myslimanëve të vendit e t’ju thotë: “myslimanë, mos i merrni më qafë fëmijët, mos i dërgoni në medrese, sepse, këtu përfundon shkollimi i fëmijëve tuaj”!
Pse këtë detyrim moral Shaqir Fetai? Sepse, përfundimisht, po ndodh ajo që e paralajmëroi Haxhi Isa Xhaviti në shkrimin e vet me titull “Mbyllja e Medresesë prioritet i Shaqir Fetait”! Deshti apo jo Shaqir Fetai, tashmë ka ardhur në këtë situatë! Apo, Shaqir Fetai ka shpresa sepse akoma nuk e ka aktivizuar “personalitetin ORAO” që t’ia thyej dhëmbët këtij farë pushteti, i cili, i sjell vendim që ua përcjell të gjitha institucioneve arsimore të shkallës së lartë, të cilët nuk do të guxojnë të regjistrojnë asnjë medresant, sepse, kjo shkollë e mesme profesionale nuk është e akredituar!
Medresantët dhe medresantet, duhet të mbyllen në shtëpi, apo të marrin botën në sy për të vazhduar shkollimin sipëror. Pavarësisht sukseseve të tyre, ata, ato, do të mbyllen, sepse kështu ka vendosur pushteti maqedonas që e instaloi Shaqir Fetain në krye të BFI-së sa për ta diskredituar deri në palcë!
A ndodhte kjo në të kaluarën? Po por, trysnia, reagimi, kërcënimet e ish-reisul ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, ishin aq të fuqishme sa, nuk kishte fakultet e universitet që nuk i pranonte medresantët, ndonëse jo në afatin e parë, por, në të dytin apo të tretin, ku ngelte ndonjë vend i lirë!
Në këtë fillimjavë, fillimisht portali ina-online.net dhe më pastaj edhe disa portale, kanë zbardhur rastin e parë të refuzimit të medresantes nga ana e Universitetit “Nënë Tereza”, ndonëse medresantja ishte shembullore, me sukseset absolute, e ranguar në krye të listës, e cila kishte bërë krenarë prindërit por edhe shoqërinë e rajonit të Kumanovës.
Me vendim 05-216/2 të datës 25. 02. 2021, të nënshkruar nga Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Prof. dr. Aziz Pollozhani, Medresantja Merva Azizi, e bija e hoxhës së mirënjohur në rrethin e Kumanovës, Enver ef. Azizi, suspendohet nga Fakulteti i Shkencave Sociale vetëm pse kishte mbaruar Medresenë. Obligohet fakulteti që sa më shpejt t’ia kthejë dokumentet si dhe pagesën që e ka kryer vajza për semestrin e parë!
A ka gjë më fashisoide?
A ka gjë më antinjerëzore?
A ka gjë më të poshtër e më raciste se sa të mos i lejoshë një vajze shqiptare që të vazhdojë shkollimin sipëror!
Medresantja nuk do të lejohet të vazhhdojë studimet as në FSHI-në e akredituar!
A duhet edhe ndonjë rast tjetër që, urgjentisht të këndellen partitë politike shqiptare, myslimane! Të kushtëzojnë pejsëmarrje në pushtet me të drejtën e shkollimit sipëror të të gjithëve që kanë kryer shkollën e mesme profesionale, pavarësisht llojit! Lloji i Shaqir Fetait nuk ka shpirt për të dhënë dorëheqje në shenjë revolte kundër këtij diskriminimi fetar, kombëtar, arsimor.
Kur jemi te fjala “lloji”, ia vlenë të analizohet pak dhe, edhe për këtë fjalë BFI-ja do të duhej të ngritej peshë deri sa do të kërkonte falje Prof dr. Aziz Pollozhani!
Ky “rektor” politik, nënshkruan një vendim përplotë me gabime gjuhësore, por, një nga fjalët më ofenduese për motrat medresante është në pikën dy të këtij vendimi! Aty, veç të tjerash shkruan: “… sepse nuk ka maturë shtetërore, përkatësisht se ka të përfunduar shkollë të mesme fetare Medresenë Isa Beu dhe në përputhje me Ligjin për arsim të lartë lloji i tillë i nxënësve nuk mund të regjistrohet në Universitet.” Vetëm në këtë frazë janë gjithësej katër gabime sintaksore si dhe gjashtë gabime gramatikore!
A ka më turp, a ka më ofendim, a ka më racizëm se sa të nënshkruash vendim ku gjendet sintagma “lloji i tillë i nxënësve”! Fjala “lloj” përdoret ekskluzivisht për kafshët, për bimët, për gjinitë letrare, për natyrën e veçantë të diçkaje, si për shembull, lloji i kërcënimit, lloji i dorëheqjes, lloji i fajit etj; Të thuash, “ky lloj nxënësish” është e ngjashme si të mendoshë se bëhet fjalë për specie të veçantë, e zbritur nga gjithësia, me përmasa jonjerëzore, qenie e panjohur ndonjëherë! Kurse mderesantet janë motrat tona, të lindura nga nënat tona, që jetojnë në mesin tonë, që do të jenë ato që do të përkujdesen për brezërat e ardhshëm, për vazhdimësinë e gjenealogjisë sonë kombëtare e fetare. Medresantet tona, si dhe mbarë nxënëset dhe studentet tona janë pasardhëse e atyre nënave burrnesha (me “universitete jetësore”) që lindën Nobelistë si dhe personalitete me vlera të pakonstetueshme botërore.
Me këtë kategori akademikësh të ardhshëm, nuk ka të drejtë të tallet askush, as Shaqir Fetai dhe as Aziz Pollozhani, as Ali Ahmeti dhe as Artan Grubi.
A ka gjë më goditëse, më shpirtrrënuese se sa prindit t’ia dëboshë fëmijën nga shkolla, t’ia privoshë të drejtën për arsim sipëror, sepse paska mbaruar shkollë të mesme fetare, me të gjitha lëndët shkencore e shoqërore brenda saj?!
Të mos protestohet kundër kopjimit të hitlerizmit në shekullin XXI është solidarizim me përpjekjet për ngjalljen e këtij plani antinjerëzor. Zot, mos i fal këta, sepse këta e bëjnë qëllimisht, sepse janë antifetar e antishqiptar!

Leave a Reply