Shtetet e Bashkuara e kanë rritur me 37% nivelin e eksportit të armëve nga vitit 2016 deri në 2020-tën.
Dy eksportuesit e tjerë të mëdhenj, Franca dhe Gjermania – e kanë rritur sasinë e dërgesave gjatë kësaj periudhe, por ky shtim duket se kompensohet nga ana tjetër më rënien e eksporteve nga Kina dhe Rusia, thotë Instituti Ndërkombëtar i Paqes, SIPRI me seli në Stokholm. Kjo është hera e parë prej periudhës 2001-2005, që shkalla e dërgesave të armëve mes shteteve nuk është rritur në krahasim me periudhën paraprake.
Dërgesat e armëve në përgjithësi mbeten pranë nivelit më të lartë që prej fundit të luftës së ftohtë, edhe pse kjo mund të ndryshojë për shkak të pandemisë. Rritja më e beftë e importeve është vënë re në Lindjen e Mesme, me 25% ku gjysma e armëve të dërguara janë amerikane. Rusia, eksportuesja e dytë më e madhe në botë, është përgjegjëse për një të pestën e shitjes së armëve, ndonëse shitjet i janë tkurrur me për 22 për qind në krahasim me periudhën 2011-2015, kryesisht për shkak të rënies së importit nga India.
Pieter Wezeman i SIPRI thote se se është ende shumë herët për tu parë nëse kjo rënie e transfertave të armëve, do të vazhdojë. “Ndikimi ekonomik i pandemisë mund të ndikojë ne nje rivlerësim të importeve të armëve në disa shtete në të ardhmen”, shprehet ai, duke shtuar megjithatë se pavarësisht pandemisë në 2020, shumë shtete kanë nënshkruar kontrata të mëdha për armë”. Emiratet e Bashkuara Arabe firmosën së fundi një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për blerje të 50 aeroplanëve F-35 dhe të mbi 18 dronëve, në kuadër të një pakete prej 23 miliardë dollarëve.