Media dhe KSHZ-ja janë gjërat e fundit të marrëveshjes në Përzhino që kryeministri Nikolla Gruevski duhet të jap dorëheqjen dhe VMRO-DPMNE të emërojë një kandidat të ri për postin e kryeminsitrit.
Në marrëveshjen e Përzhinos pikërisht ajo përcakton se kryeministri do të japë dorëheqjen 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 24 prill 2016, dhe qeveria e re duhet të përurohet më 15 janar.
Kryemnistri duhet të japë dorëheqjen më 15 dhjetor. Dorëheqja e Gruevskit duhet të realizohet një ditë pasi të dëshmojë për skandalin e përgjimeve përpara komisionit hetimor, në të cilin Kryeministri njoftoi vonesën pas datës të planifikuar për në 9 dhjetor.
Disa pika nga Marrëveshja Përzhinos, ku Kryeministri Gruevski duhet të japë dorëheqje:
1. Nikolla Gruevski duhet të japë dorëheqje më 15 dhjetor;
2. Presidenti i shtetit duhet të jep mandatin e ri brenda 10 ditëve;
3. Qeveria e re duhet të formohet brenda 20 ditëve në Parlament. /Telegrafi/