Rushiti: Shaqir Fetai e rrenë edhe vetëveten e jo më myslimanët

A e dini pse rrenë Shaqir Fetai? Sepse është edhe injorant, por edhe kaçavidë? Sepse ka kohë, ka shumë vite që e ka humbur turpin! Ai “institutin e hifzit” e ka themeluar sa për ta madhëruar UDB-në që u bë sebep e ky erdhi në “krye” të BFI-së

Nga Vesel Rushiti

 

Politikë e mirë kjo e ribotimeve të shkrimeve të cilat, mund të të shpëtojnë pa u vërejtur prej një numri lexuesish. Ribotimi të plotëson me informacione, ose, ta rifreskon kujtesën dhe sërish ta risjell një problem, një fenomen, një dukuri të ndodhur, për të cilën dikur vetëm ke shpreh revoltë brenda vetes. Kësaj radhe do të shkruaj nja dy-tri fjalë! Sepse, tashmë “pazlle” është plotësuar, të gjitha figurat kanë rënë në vend të vet!

Shaqir Fetai, paska themeluar një “institut të hifzit” në Myftininë e Gostivarit? Rrenë e kulluar e tij! Kushtetuta e BFI-së këtë të drejtë ia jep vetëm reisul ulemasë, pra, pa vendimin dhe pa nënshkrimin e Sulejman Rexhepit, Shaqir Fetai nuk ka pasur të drejtë as të fotografohet për letërnjohtim.

Shaqir Fetai me kërkesën dhe këmbënguljen e tij për themelimin e këtij “instituti” në fakt vetëm sa ka pasur dëshirë të flaktë për ta madhëruar UDB-në, për ta falënderuar për tërë atë përkrahje dhe atë përgatitje që kishte nisur ta bëjë në promovimin e Shaqir Fetait nga “ORAO” në “reis”!

A e keni parë se si lavdërohet dhe si i lëshon këlyshtë e vetë propagandistik të paguar me fitër e me zeqatë që t’ia lehin një “sukses” që e paska arritur në kthimin e një livadhi që dikur paska qenë i nacionalizuar! Ndërsa kurrë nuk u tha asnjë fjalë për humbjen e objektit miliona euro të cilën do ta ndërtonte Banka Islame për Zhvillim mu në qendër të Gostivarit. Pse kurrë nuk foli Shaqir Fetai se pse ikën arabët nga ky projekt! Cili ishte faji i Shaqir Fetait, a? Me interesin e tij meskin ai i solli dëme të mëdha edhe vetë Komunës së Gostivarit dhe, për këtë sjellje prej hajni Shaqir Fetai është dashur të shpallet persona non grata në Gostivar.

Paska themeluar një “institut të hifzit” dhe ua paska lënë trashëgim “pasardhësve të tij”! Në çfarë gjendje ua la! Çka arriti nga ky Institut, cili ishte kuptimi i themelimit! A pati statut, a pati program, a pati buxhet, a pati raport vjetor, a pati suksese, cilat janë ata suksese, sa e ngriti leximin bukur të kuranit në mesin e hafëzlerëve të rinjë, a pati ndonjë projekt, ndonjë aktivitet sado modest!

Jo, sepse nijeti i Shaqir Fetait ishte shumë i fëlliqtë! Për ta mbuluar humbjen e objektit që arabët po ia linin vakëf Myftinisë së Gostivarit, ky “themeloi” diçka pa pasur as më të voglin haber se ça do të thotë “institut i hifzit”!

Emrin Institutit ia la ish-reisi Sulejman ef. Rexhepi! E quajti, sipas propozimit të Shaqir Fetait, me emrin e baballëkut të tij, Hasan Zendeli, hoxha i Çegranit, i njohur si miku i ngushtë i Temellko Boshkovskit, satrapit të shqiptarëve të Maqedonisë Perëndimore, nga pozita e UDB-së. Kjo miqasi vërehet edhe në fotografinë e publikuar në një nga librat e Nafi Çegranit.

A i kujtohet Sulejman Rexhepit se si, një qytetar i Çegranit, i shkoi dhe plotë inat i tha se, me çfar të drejtë emërton një “institut” me emrin e një udbashi siç ka qenë Mulla Hasani! Sulejman Rexhepi i tha: “pyeteni Shaqir Fetain, sepse ishte propozim dhe dëshirë e tij e flaktë”!

Shaqir Fetai edhe kur ushtron fe, ai rrenë, edhe kur propagon fe ai rrenë, edhe kur thërret në fe ai rrenë, ai edhe në namaz rrenë, sepse, shpirtziu namazin e ka tallje me Zotin, lutjet i ka ofendim për Zotin; njeriu që nuk pendohet në Emër të Zotit për të bëmat e tij të pista prej udbashi dhe, vazhdon të flasë në emër të Zotit, ai në fakt vetëmsa rrenë në profesionin e vet prej “kleriku”! Zoti e di më së miri! Por edhe ne myslimanët e dimë shumë mirë se Shaqir Fetai, udbashi i rexhur, nuk mund të jetë klerik e aq më pak “prijës” i myslimanëve.

Instalacioni i pushtetit antiislamist të llogarisë veten si “prijës”?! Po ky e rrenë edhe vetëveten e lëre më xhematin, myslimanët, të gjithë me radhë!

fb://photo/3766628746748610?set=a.431728903571961

Leave a Reply