Një përfaqëuses i Twitter konfirmoi se janë bllokuar shumë postime, materiale që të mos shfaqen në Indi.
Shteti i Indisë po përballet me situatë aspak të këndshme, ku çdo ditë shënohet numër rekord i të infektuarëve me Covid-19.
Një përdorues i Twitter akuzoi qeverinë duke thënë se “është më e lehtë fshirja e postimeve në Twitter se sa të sigurosh mjete ndihmëse e oksigjen”.
Gjithsesi, Twitter nuk ka specifikuar se cilën përmbajtje e ka fshirë saktësisht, por sipas asaj çfarë është raportuar në media, thuhet se është një postim i një politikani nga West Bengal, Narendra Modi që njëkohësisht është edhe kryeministri i Indisë.
“Nuk mund të lejojmë lajme të rreme” tha Gopal Agarëal, për BBC.
Kriza po bëhet më e rëndë nga lajmet e pavërteta sipas tij, duke drejtuar gishtin kah përmbajtjet në rrjetet sociale, që patjetër duhet të jetë në përputhje me rregullat dhe ligjet.
Numri rekord i ditës së hënë ka prekur shifrën 352.991 me mbi 2.812 vdekje.