Twitter urdhërohet të fshijë postime me përmbajtje rreth gjendjes në Indi

Qeveria e Indisë urdhëron rrjetin social Twitter t’i fshijë postimet rreth gjendjes së tanishme të Indisë, rreth përballjes me virusin.

Një përfaqëuses i Twitter konfirmoi se janë bllokuar shumë postime, materiale që të mos shfaqen në Indi.

Shteti i Indisë po përballet me situatë aspak të këndshme, ku çdo ditë shënohet numër rekord i të infektuarëve me Covid-19.

Një përdorues i Twitter akuzoi qeverinë duke thënë se “është më e lehtë fshirja e postimeve në Twitter se sa të sigurosh mjete ndihmëse e oksigjen”.

Gjithsesi, Twitter nuk ka specifikuar se cilën përmbajtje e ka fshirë saktësisht, por sipas asaj çfarë është raportuar në media, thuhet se është një postim i një politikani nga West Bengal, Narendra Modi që njëkohësisht është edhe kryeministri i Indisë.

“Nuk mund të lejojmë lajme të rreme” tha Gopal Agarëal, për BBC.

Kriza po bëhet më e rëndë nga lajmet e pavërteta sipas tij, duke drejtuar gishtin kah përmbajtjet në rrjetet sociale, që patjetër duhet të jetë në përputhje me rregullat dhe ligjet.

Numri rekord i ditës së hënë ka prekur shifrën 352.991 me mbi 2.812 vdekje.

Leave a Reply