VIDEO / Shaqir Fetai bën “humanizma” me rrena idiotike

(Nga edhe 27 komente të arritura në inbox lidhur me epitetin rrencak që Shaqir Fetai ia ka mveshur vetes, po e veçojmë këtë, sepse të tjerat nuk i bëjnë mirë shëndetit të Shaqir Fetait, janë tepër shumë personale, janë shumë dekonspirative, janë aq sharje të mëdha, sa nuk e mbanë etika e njeriut normal – LMR në BFI)

Nga Besim Berisha

Po, pa dyshim, Shaqir Fetai rrenë. Madje, është një rrencak i pashoq në shoqërinë tonë. Nuk është as “mashtrim politik”, nuk është as “mosinformim”, nuk është as “synim partiak”, nuk është as “shtrembërim i detyrueshëm”, por, thjesht, është rrenë. Çdo gjë që flet Shaqir Fetai, është rrenë. Në një nga shkrimet i ishin numëruar aq shumë rrena sa, jo vetëm që u lodha duke ia lexuar por, në fund, të familjes më pytën se, pse isha skuqur aq shumë në fytyrë! E kisha pak nga turpi, më shumë nga inati, dhe më shumë nga nervat! Si rrenë një “hafëz”, si rrenë një “reis”, si rrenë një “hoxhë”! Si bëhet që sa herë e hap gojën Shaqir Fetai, rrenat i dalin fullumuç nga goja. Ky është njolla me e tmerrshme që i ka ndodhur myslimanëve të Maqedonisë së Veriut!
Vetë Shaqir Fetai i lejon vetes për të rrejtur aq paturpshëm sa, ia lejon vetes edhe atë rrenë që e lëshoi si lopa bajgën në një intervistë televizive duke thënë: “ne çojmë të sëmurë për t’u shëruar edhe në Rusi…”!!!
Në një intervistë televizive, para gazetarit të cilit ia kishte blerë heshtjen dhe mosndërhyrjen me qëllim të zbardhjes së të vërtetës, dilemave dhe gënjeshtrave, Shaqir Fetai, kur flet për “humanitetin” e vet të rremë, thotë se, ai dhe BFI-ja e tij çdo ditë shpërndajnë ndihma humanitare, çdo ditë bëjnë shtëpia për të varfër, donojnë dhe i çojnë për shërim pacientët rëndë të sëmurë, në Rusi, në Gjermani, në Zvicër, në shumë shtete perëndimore! Sëmundjet e rënda, të pashërueshme në vend, në shtetet perëndimore kushtojnë me 100-200-300 mij e deri në 500 mij madje edhe miliona euro! Dhjetë-pesëmbëdhjetë pacientë t’i çonte Shaqir Fetai për shërim në këto vende, do t’i kushtonin prej 5-15 milion euro! A e ka të qartë Shaqir Feai se çka flet? A e ka të qartë Shaqir Fetai se sa rrenë, se çka rrenë dhe sa mund t’i kushtojë kjo rrenë Institucionit të BFI-së! Mund t’i kushtojë pikërisht sa misioni i Shaqir Fetait – rrënimi total i këtij Institucioni!
Po çka e lidhë Shaqir Fetain me Rusinë? Po si paska bërë kontratë Shaqir Fetai me Rusinë për të dërguar pacientë atje për shërim? Po me kë e bëri këtë kontratë, kush ia premtoi këtë të mirë Shaqir Fetait nga Rusia. Po pse t’ia premtojnë kot e kot! Ne e dimë që Shaqir Fetai është cull i pistë për të pasur raporte me Rusinë, prandaj, ia konsiderojmë rrena ato që i flet. Por, si ia zë goja “hafëzit” të rrejë aq shëmtueshëm!

Le të na tregojë Shaqir Fetai vetëm një pacient që e ka çuar në Rusi për shërim, o veç inicialet e tij le t’i tregojë! Apo, cilin pacient e paska nisur Shaqir Fetai për në Gjermani! Po për në Zvicër, apo për në shtete perëndimore? Nuk po themi se nuk i ka nisur nga stacioni i autobusëve apo nga aeroporti, sepse, sa për një betim, ky edhe del në stacion apo në aeroport, sa për të thënë “O pasha Allahun i kam përcjellë të sëmurit” dhe beja t’i shkojë në vend! Shaqir Fetai flet se ka bërë humanitet, me paratë e fitrit dhe zeqatit, me kontributet vullnetare të myslimanëve të vendit ai ka nisur të sëmurë për t’i shëruar! Ky është problemi!
Shaqir Fetai paska ndihmuar financiarisht të sëmurë që të shërohen në Rusi?! Një gjest të tillë human deri më sot nuk e ka bërë shteti, institucionet shëndetësore të Shtetit, kurse e paska bërë Shaqir Fetai! Ky duhet të gurëzohet, të ndiqet me gurë, si i pamoralshëm, sepse, një Zot e di se sa rrena përdor ky për t’i mbuluar aktet e turpshme që i kryen në emër të humanizmit e të fesë islame. Shaqir Fetai është njolla e turpshme e dinjitetit të myslimanëve të Maqedonisë së Veriut!

Kliko linkun:  https://fb.watch/56-eux9zuD/

 

Leave a Reply