Kujdes! Mos e financoni haramin

Nisur nga disa video të shkëputura nga një palo-intervistë e fundit, Shaqir Fetai na paralajmëron për masakrimin që do ta ushtrojë mbi fitrat, zeqatin dhe kontributet vullnetare të myslimanëve të vendit! Asnjë lider fetar nuk do ta zbërthente në mënyrë kaq të poshtër synimin e vjedhjes së djersës së myslimanëve siç e zbërtheu pa fije turpi nijetin e vet Shaqir Fetai

Shkruan Lejla Kajtazi

Këto ditë, i instaluari nga pushteti maqedonas në krye të BFI-së, Shaqir Fetai, e tha një rrenë shumë të madhe, aq të madhe sa të rrëqethë tërë trungun mysliman të vendit! Kësaj radhe rrenës ia shtoi atë cilësimin pezhorativ që thotë: rrena është nona e haramit! Prandaj, kujdes vëllezër e motra myslimanë, kujdes dhe mos u bëni shkaktar që me fitrin dhe zeqatin e juaj ta ndihmoni, ta sponsoroni haramin e Shaqir Fetait, i cili, mendon se ështi Halil Kastrat, Elvis Naçe. Aktivitetet e tyre humane i përvetëson dhe i paraqet si aktivitete të veta personale!

Brenda një viti që kur u instalua Shaqir Fetai në BFI paska bërë aq humanitet, paska bërë aq vepra të pëlqyeshme, paska kontribuar aq shumë në zbutjen e dhembjes së sëmundjeve, trishtimit të varfërisë sa, këtë kontribut do ta lakmonte çdo shtet i pasur! Çdo ditë të vitit paska zhvilluar aktivitete humane, sidomos për Muajin Ramazan, atëherë kur mblidhet fitri e zeqati për t’u ndarë në mes të 3-4 matrapazëve që asgjë nuk kanë të përbashkët me fenë islame! Shaqir Fetai çdo ditë paska ndërtuar shtëpia, paska ndihmuar të varfërit, paska ndihmuar financiarisht për t’i dërguar të sëmurit nëpër spitale të ndryshme në botë, në Turqi, në Rusi e në shumë vende perëndimore. Për çdo xhuma, dera e xhamive mbushet me lypsarë të cilët shtrojnë mindila e peshqirë dhe presin ndonjë lëmoshë nga xhemati sapo të dalin nga xhamia. Dhe, edhe këtë sadaka të myslimanëve për lypsarët dhe nevojtarët e shumtë, Shaqir Fetai e paraqet si aktivitet të tij. Pra, sadakaja e myslimanëve është aktivitet i Shaqir Fetait!!! Ky pastaj të jetë hoxhë, hafiz, “reis”? Mos o Zot! Pare e maaadhe mblidhet nga fitri dhe zeqati dhe të gjitha po u shpenzuakan nëpër Turqi, Rusi e nëpër spitale të shteteve Perëndimore!

Derisa BFI-në e udhëhiqte Sulejman ef. Rexhepi, kishte arritur që të nënshkruajë një memorandum bashkëpunmi me një spital të Turqisë për të dërguar atje pacientë të cilët nuk do të mund të shëroheshin në Maqedoninë e Veriut. Ky bashkëpunim konsistonte në dërgimin e rasteve të rënda në Turqi për shërim eventual dhe, kjo ndihmesë arrinte vlerën e një milion euro brenda një viti! BFI, me komisionin e vet të themeluar enkas për këtë qëllim, i mblidhnin dokumentat e nevojshme, ishin njëfarë linku me spitalin e Turqisë dhe, u dërgoheshin dokumentat. Pastaj, konsolciumi mjekësor i Spitalit, zotohej për të shëruar persona të caktuar, me sëmundje që kërkonin trajtime më specifike e më të avancuar të cilat nuk jepen në vendin tonë. E lajmëronin komisionin e BFI-së që t’i lajmërojnë iks pacientët dhe të nisen për në Turqi. Pra, këtë aktivitet, këtë ndihmesë, si rrjedhojë e respektit dhe besueshmërisë së lartë që kishte arritur BFI në arenën ndërkombëtare, Sulejman ef. Rexhepi e ka zbritur në nivel të linkun, nuk ka dashur që të bëjë propagandë se po dërgon dikë në shërim, se po jep para të majme, se po kontribuon në shëndet! Asgjë nuk bënte BFI-ja, madje nuk shpenzonte asnjë cent, me përjashtim që e luante rolin e grumbulluesit të dokumentave të nevojshme dhe të mbajtjes së kontakteve me palën turke. I tërë kontributi humanitar ishte i Spitalit dhe i stafit të mjekëve turk. Përmes BFI-së kanë shkuar me qindra pacientë në Turqi për t’u shëruar dhe, një fakt i tillë nuk është përmendur në asnjë shkrim gazetaresk. Realisht, BFI-ja sa udhëhiqej nga Sulejman Rexhepi ka shpërndarë ndihma edhe shtëpi të ndërtuara nga themeli, por jo nga buxheti i fitrit dhe zeqatit i cili është dhënë nën bindjen se po ndihmohet ekskluzivisht zhvillimin e jetës fetare islame në Maqedoninë e Veriut.

Shaqir Fetai e kërkon fitrin dhe zeqatin “sepse do t’i mbajë pesë medrese dhe FSHI-në”, sepse do t’ju bëjë shtëpi të varfërve, sepse të sëmurit do t’i dërgojë për shërim në spitalet e RUSISË!

Rijaseti nuk është drejtori e “medreseve”, nuk është as sportel spitali! Rijaseti është përgjegjëse e mirëvajtjes dhe të zhvillimit të jetës fetare islame konform rrjedhave bashkëkohore, elektrnike, teknologjike, shkencore etj. Rijaseti, si organ kolektiv, është i thirrur ta kalisë dhe ta ushtrojë edhe humanitetin në mes të njerëzve, qoftë me ndihma, qoftë me dashuri, edhe atë në funksion të mirëqenies dhe paqes.

Shaqir Fetai ka shpërndarë para të majme nga buxheti i krijuar nga fitri e zeqati, për disa “media” të cilat i ka blerë për t’i bërë reklamë e propagandë. Shaqir Fetai pakot humanitare të siguruara nga Turqia po i shpërndanë me aq pompozitet sa po turpërohet edhe vetë Turqia, sepse po i reklamon si ndihma të BFI-së; Shaqir Fetai po e helmon me rrena, po e kontaminon me rrena një popullatë të tërë myslimanësh, ndërsa na paraqitet si humanist që fitrin dhe zeqatin na e shpenzuaka duke nisur të sëmurë për shërim në Rusi.

Kujdes o popull, ky është paralajmërim i Shaqir Fetait se do t’ju vjedhë dhe, me paratë që do t’ua vjedhë do t’ua shpërndajë atyreve ndaj të cilëve ka detyrime jetësore për avancimin e pamerituar në karrrierë. (Lajme7)

Leave a Reply