Nëpër rrugët e Tetovës qindra qytetarë kanë dalë në protestën e organizuar nga lëvizja “Nëna dhe Fëmija” dhe “Eco Guerilla”, duke bllokuar tre hyrje-daljet e qytetit të Tetovës për disa minuta. Protesta organizohet kundër ndotjes alarmente nga kombinati “Jugohrom”, ndërsa protestuesit aktualisht i janë drejtuar qendrës së qytetit. “Duam ajër”, “Jugohrom STOP”, “Nuk kemi planet rezervë”, “Më le të marr frymë”, janë vetëm disa nga thirrjet që mes fishkëllimave dëgjohen dhe shihen nëpër transparentet e protestuesve si rezultat i mosangazhimin të autoriteteve për gjendjen e ajrit në Tetovë. Një ditë më parë Komuna e Tetovës ka ndërprerë mësimin në shkollat fillore dhe ato të mesme si rezultat ndotjes për 20 herë më shumë se sa pragu i lejuar.
Zelensky bisedë me kryeministrin Fico: Kemi nevojë për marrdhënie të forta
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka theksuar nevojën për “marrëdhënie të forta” mes Kievit dhe Bratislavës gjatë një bisede telefonike me…


