Klubet shqiptare “pushtojnë” Europën, kualifikohet edhe ekipi i Tuzit

Si kurrë më parë, numri i skuadrave shqiptare në vendin tonë dhe rajon, të cilat do të marrin pjesë në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm, është më i madh se kurrë.

Pas suksesit historik të tre skuadrave shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, Struga dhe Shkupi , ekipeve te Kosovës, atyre të kategorisë superior në Shqipëri, radhën për të realizuar takimin me historinë e pati skuadra shqiptare e Mali te Zi, Deçiç i Tuzit.

Për herë të parë në historinë 95 vjeçare, kjo skuadër ka fituar të drejtën për të luajtur në kupat e Europës, konkretisht në Europa League pasi arriti të siguronte vendin e tretë në kampionat pas barazimit 1 me 1 me ekipin e Petrovavit mbrëmjen e të martës.

Për drejtuesit, kualifikimi në Europë, por dhe sigurimi i biletës për në finale e kupës së Malit të Zi, është një arritje e jashtëzakonshme.

PAL DRESHAJ

PRESIDENT I FK DEČIĆ TUZI

Këtë rezultat për 95 vite nuk e kemi arritur. Kjo është fryt i punës dhe i mbështetjes. Merita më e madhe i takon stafit teknik dhe trajnerëve. Mbas dy vitesh flasim për arritje të mëdha. Kualifikim në kompeticionin e Uefa dhe kupën e Malit të Zi.

 

ASIM GJOKOVIÇ

ZËVENDËSTRAJNER I FK DEČIĆ TUZI

 

Kthyem të gjithë lojtarët vendas dhe i përforcuam. Dhe ia dolëm që të jemi në kupat e Europës. Është historike që të shohësh klubin në Europë dhe në finalen e kupës së Malit të Zi.

 

Mirëpo festa për kualifikimin në Europë, ia ka lënë vendin tashmë një tjetër objektivi historik…fitimit të kupës.

 

KRISTIJAN VULAJ

FUTBOLLIST I FK DEČIĆ TUZI

Sivjet është gjithçka perfekte. Nuk është e lehtë të luash këtu. Ka pak gola se luhet shumë fort. Jemi të kënaqur kemi dhe finalen e kupës dhe shpresojmë të fitojmë.

 

ILIR CAMAJ

FUTBOLLIST I FK DEČIĆ TUZI

 

Mund të themi që ky është sezoni më i mirë. Jemi në vendin e tretë. Emocion shumë i bukur për vendin dhe ne lojtarët.

 

Në turet kualifikuese të kupave të Europës, në sezonin e ri do të marrin pjesë gjithsej 11 ekipe shqiptare. /VP/

Leave a Reply