Shaqir Fetai vuan nga miopia

Me rastin e përfundimit të vitit akademik 2020/21, Medreseja ISA BEU në Shkup u vizitua nga kryehipokriti i hipokritëve të vegjël e tē papërfillshëm, pra, nga Shaqir Fetai, i cili si një snob analfabet do të deklarojë: “Kemi punuar bashkërisht për Medresenë, kemi punuar që të prodhojmë kuadro të denja që ta përfaqësojnë me dinjitet këtë nënqiell, e që të jenë konkurrent ndaj gjitha vatrat e dijes dhe me të drejtë mund të konstatojmë se, uniteti ynë është garanci se mund ti tejkalojmë të gjitha barrierat që na dalin përpara drejt avancimit të jetës sonë fetare islame”!!! Dikush kesaj deklarate prej injoranti të një specie më vete i kishte thënë: “ishte porosia e Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të hënën më 29.06.2021, drejtuar stafit të Medresesë Isa Beu, në mbledhjen e mbajtur nga Këshilli Edukativo-Arsimor i Medresesë Isa Beu në Shkup, për vlerësimin e vitit shkollor 2020/21”.

Në këtë përçapje fëmijërore ku janë notat e mesazhit? Ku është këtu mesazhi? Pse të pafytyrët apo injorantët mundohen të tallen me opinionin e gjërë, duke u munduar që udbashin ta paraqesin si te urtë, me plotë porosira! Ishin vetëm deklarata që thuhen në vendin dhe momentin e panevojshëm, që thuhen për vetëmburrje dhe për të larë m. me sh. Shaqir Fetai “vlerë të këtij nënqielli” i llogaritë edhe ata dhjetra medresantë që u shkolluan në Medrese, me paratë e popullit, nga “profesorë të devotshëm” e që përfunduan nëpër shërbime sekrete policore. Cili qe hajri i tyre për këtë popullatë, për këta profesorë, për këtë Medrese. Apo, Shaqir Fetai i konsideron vlerë meqe e ndoqën pikërisht po atë rrugë spiunazhi që e kishte ndjekur edhe vetë ai.
Për cilin unitet flet Shaqir Fetai! Apo flet për atë unitet të popullatës në heqjen dorë kolektive nga BFI-ja e Shaqir Fetait, duke e injoruar tërësisht dhe duke mos u marrur as me Institucionin e as me Shaqir Fetain. I shkreti mendon se ky qendrim unik i opinionit të gjërë është solidarizim me puçin dhe komplotin e tij duke e politizuar BFI-në deri në përmasa të digasterit qeveritar të pushtetit aktual maqedonas.
Krenohet duke u krrekosur si gjeldet me faktin se Medreseja e paska mbyllur me shume sukses vitin akademik 2020/21!
Çka nënkupton Shaqir Fetai me sukses?! Ku i pa ato suksese Shaqir Fetai! Shaqir Fetai sukses e llogarit faktin që në Medrese nuk u sëmurë asnjë nga Koronavirusi! Po suksese të tjera?! Le ta numerojë Shaqir Fetai vetëm një sukses! Mos dolen talente të reja që tronditën botën për të mirë, apo, që ia shtuan famën Medresesë dhe, përgjithësisht, komunitetit tonë! Mos pati ndonjë të arritur inovative, ndonjë sukses vendor ose ndërkombëtar! Çdo vit akademik paraprak, pra, para se të instalohej Shaqir Fetai, ka qene më i suksesshëm se ky vit për të cilin mburret kot e kot Shaqir Fetai.
Pastaj, cili audit, cili organ rregullator, cili komision i pavarur, vlerësoi se, vërtet, sivjet Medeseja Isa Beu e përfundoi me sukses vitin!
Po kush e nxori këtë konstatim nga rrotullamja e b…?
Shkolla e Mesme Islame “Medreseja Isa Beu” vitin shkollor 2020/2021 e përfundoi me sukses. Këtë e vlerësoi Këshilli Edukativo-Arsimor i Medresesë Isa Beu në Shkup në mbledhjen e mbajtur në lokalet e Medresesë në Shkup, “ku kanë marrë pjesë Drejtori i Medresesë prof. Ibrahim ef. Idrizi, Sekretari i Medresesë Mr. Lutfi Nexhipi, Udhëheqësi i sektorit për marrëdhënie me Botën Arabe H. Ismet ef. Ademi.” Pa shiko pa shiko kush paska vlerësuar mbi sukseset e Medresesë Isa Beu!!! Individët më të dështuar në karrierë e në shoqëri. Profesorët raportojnë para tre spiunave dhe një “oficeri” të tyre!
Nuk ka lëshime! Nuk ka konstatime! Nuk ka sugjerime! Nuk ka as propozime për vitin e ardhshëm akademik. Nuk ka as premtime se kjo gjeneratë do të arrijë të regjistrohet nëpër fakultete të Universiteteve të Vendit për arsimim superior. Të paktën t’u premtohej se do ta zgjidhin regjistrimin e tyre në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.
Dhe, kulmi i suksesit duket të jetë ky që manifestohet nga “optimizmi fiktiv” i Anëtarëve të Këshillit Edukativo-Arsimor të Medresesë Isa Beu të cilët “janë shprehur optimistë për punën në vijim të medresesë”. Kjo shprehje idiotike nënkupton se kanë mundur të shprehen edhe pesimistë! A ka qëndrime të tilla diku në botë, në një shkollë profesionale fetare? Kështu mund të shprehen vetëm të hendikepuarit në sinqeritet dhe besueshmëri në raport me popullatën. Turp!

Leave a Reply