Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim lidhur me kushtetutshmërinë e Marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe, të arritur në gusht në mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se vendimi do të publikohet gjatë kësaj jave, saktësisht, para festave të fundvitit.Ky vendim, sipas këtyre burimeve, do të konstatojë se asociacioni nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e vendin.Dërgimi i kësaj lënde për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ishte bërë nga presidentja Atifete Jahjaga, në fund të muajit tetor, pas një sërë protestash të partive opozitare në Kuvend dhe jashtë tij, raporton lajmi.net.Ndërkohë, kryeministri Isa Mustafa, kishte thënë se nisja e hartimit të statutit të këtij asociacionin, nuk do të bëhet pa një mendim të gjykatës më të lartë të vendit lidhur me atë nëse kjo marrëveshje është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. /lajmi.net/