Kandidati republikan për President Donald Trump ka përdorur një gjuhë vulgare ndaj rivales demokrate Hilari Klinton gjatë komentit të tij për humbjen e saj në 2008, kur ish sekretarja garonte me Presidentin Barak Obama. Një ditë më parë Trump e quajti Klinton gënjeshtare, pasi kjo e fundit ka theksuar vazhdimisht se propozimi i Trump për të bllokuar hyrjen e muslimanëve në SH.B.A ndihmon propagandën e shtetit islamik.Kudo që është përfshirë, Hilari gjithmonë ka humbur, vetëm humbje gjithë andej. Edhe në garën ndaj Obamës, ajo shihej si fituese, ishte favorite dhe të gjithë e kishin të sigurt që do fitonte, por në fund e e pësoi.Kandaidati republikan shkoi edhe më tej, duke ironizuar me batuta momentin kur ajo u largua për disa çaste në debatin mes kandidatëve demokrat.” Çfarë po ndodh me Hilarin?! Po ndiqja debatin e kandadiatëve demokrat dhe ajo u zhduk, për pak mendova se hoqi dorë, mendova se u dorëzua plotësisht.Realisht ku përfundoi?! Unë e di që shkoi në tualet, por kjo është e neveritshme, mos ta vazhdojmë më, një vepim i çuditshëm gjatë një debati”Në kohë kur miliarderi i njohur po mbante fjalën e tij një grup personash protestuan, por Trump urdhëroi menjëherë që ata të nxirreshin nga salla.Mënyra se si kandaidati republikan po zhvillon fushatën e tij ka ndezur polemika të shumta, sidomos pas komenteve të tij ndaj meksikanëve, femrave dhe muslimanëve. Ndëkrohë që kjo nuk është hera e parë që Trump përdor një gjuhë jo të përshtatshme./Oranews.tv/
VIDEO/ Kamala Harris mashtroi në debatin me Trump? Mediat ndërkombëtare: Kishte vendosur kufje në formën e vathëve
Debati i parë mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe rivalit të saj republikan Donald Trump u fokusua tek…