Rreth 208 vatra zjarri kanë rënë në një sipërfaqe totale prej 1,519,431 hektarë pyjesh në Rusi.
“Ndërkohë deri më tani 14 vatra janë shuar”-tha shërbimi për shtyp i ministrisë, sipas TASS.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se në 24 orët e fundit 2,119 njerëz dhe 297 mjete po bëjnë përpjekje për të shuar zjarret në pyje.
Yakutia është një nga rajonet më të rrezikuara të Rusisë dhe banorëve u është ndaluar të vizitojnë pyjet që nga 1 korriku.