Një efektiv policie ka mbetur i plagosur nga një 20-vjeçar në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ndodhi në dalje të Portit detar, pranë urës së Dajlanit.Autori i dyshuar ishte përfshirë në një konflikt verbal me punonjësin e një agjencie biletash udhëtimi, kur efektivi i Antidrogës, Sami Gjyzeli, 56 vjeç, i cili nuk ishte në shërbim dhe pa uniformë, ka ndërhyrë për të shuar debatin me tone të larta.Ndonëse i ka deklaruar se është punonjës policie, i dyshuari Xhemal Uka, 20 vjeç, me banim në Durrës, i ka kërkuar të mos përfshihet dhe më pas ka nxjerrë një thikë, duke e qëlluar me të në bark Gjyzelin.Pas kësaj, Uka është larguar me një motoçikletë nga vendi i ngjarjes. Menjëherë, efektivët e Policisë së Durrësit, të ndihmuar nga dëshmitarët okularë, kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar dhe brenda një kohe të shkurtër edhe kapjen e tij.E ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, i plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet në Reanimacion, në gjendje jo të mirë shëndetësore./ Top Channel
Seuli thotë se Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë Rusisë
Koreja e Veriut e ka furnizuar rishtazi Rusinë me sisteme shtesë të artilerisë, për ta mbështetur në luftën e saj…