Kosova refuzon pjesëmarrjen e serbit të shpallur ‘non grata’ në bisedime

Shkak është bërë pjesëmarrja e Velko Odalloviç, të cilit prej kohësh i është refuzuar hyrja në Kosovë si person ‘non grata’. Për palën kosovare, Odalloviç ka qenë personi kryesor i regjimit të Slobodan Milloshevic.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se gjatë takimit të djeshëm me Lajçak është biseduar për zbatimin e Marrëveshjes për energjinë, për atë të targave të veturave dhe për çështjen e të pagjeturve.

Ditën e sotme duhet të zhvillohej takimi trepalësh, ku në tryezën e dialogut do të duhet të ulej pala kosovare, serbe dhe përfaqësuesi i BE, Miroslav Lajçak.

Euronews Albania raporton se tema e takimit të sotëm është ajo e të zhdukurve, ndaj nga ana e palës kosovare është cilësuar e papranueshme pjesëmarrja në tryezën e bisedimeve e Odalloviç, i cili ka qenë personi kryesor i regjimit të Slobodan Millosheviç.

Leave a Reply