Detajet/ Politikanët e PDK vranë njeri-tjetrin në darkën ku duhej të pajtoheshin

Dalin të tjera detaje në lidhje me vrasjen e dyfishte të politikaneve të PDK në Pejë mbrëmjen e kësaj të mërkure.

Sikurse kishin aluduar edhe mediat, kandidati për kryetar komune në Peje Astrit Ademaj dhe ish kandidati për kryetar komune po i PDK në Deçan, Blerant Kadriaj, kanë qënë të ulur bashkë në një lokal në afërsi të shkollës ekonomike në Peje. Bashkë me ta ka qënë edhe vëllai i kandidatit të Pejes, Avni Ademaj.

Mesa duket dy politikanet e PDK, Astrit Ademaj dhe Blerant Kadriaj kanë pasur një konflikt të vjeter mes tyre.

Kreu aktual i Komunës së Pejes Gazmend Muhaxheri tha për mediat se miq e shokë janë përpjekur ti pajtojnë, mirëpo takimi mes tyre ka përfunduar në tragjedi pasi kanë vrarë njeri-tjetrin duke përdorur armët.

Ndërkohë në gjëndje të rëndë është edhe Avni Ademaj.

Leave a Reply