Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur Maxim Prodan në stadiumin e Tottenham në Londër dhe shpallet kampion bote ne versionin IBF.
Boksieri shqiptar ka fituar titullin ndërkombëtar IBF në peshat e mesme.
Lushnjari Marku boksoi 10 raunde me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, teksa asnjëri nuk arriti ta fitonte duelin para kohe.
Me vendimin unanim të gjyqtarëve triumfi shkoi me pikë për Florian Markun, i cili mori më shumë pikë nga dy gjyqtarë, ndërkohë që tjetri dha më shumë për Prodan.
Ky është një sukses i madh për Markun qe ka vetem pak kohe qe bokson si profesionist.