Shaqir Fetai na publikon në fb-un e vet një “lajm ekskluziv” përplot me rrena. E tradhëton koha dhe përmbajtja! Thotë, sot u dha lajmi i Kabinetit të Ministrive të Mbretërisë së Arabisë Saudite! Thotë se “Sot lajmi u dha në të gjitha mediat arabe”, ndërkohë që këtë lajm ia paska konfirmuar qysh më 6 shkurt ambasadori arab në Tiranë! Po çfarë lajmi paska qenë ky
Nga Valmir Idrizi, ish-medresant
Që kur nga qarqet antiislame e antishqiptare Shaqir Fetai u instalua me puç e me komplot në krye të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, ky farë mahluku bëri çmos që të kurdisë turlifarë takimi e vizite vetëm e vetëm që të krijojë përshtypje kinse sa shumë e duan dhe se, që të gjithë e kanë amnistuar “vëllazërisht” nga tradhëtia dhe komploti që e zhvilloi për herë të parë në historikun e Institucionit të BFI-së!
Është dhelpër e llojit të vet, është skuth, është intrigant e hipokrit i paparë, i cili, në çdo hap të tij deshifrohet, i cili, kurrë nuk pranon debate publike nga frika se, për çdo ditë fatkeqe që kur u instalua, do të mund të lakuriqësohej e të nxirrej në pah karakteri i tij tepër shumë i ulët. E ka dëshmuar qindra herë, madje publikisht që nga 27 maji i vitit 2020!
Në parantezë, këtu, do ta përdorim një rrëfim nga “Përallat popullore të Drenicës”: “Na ishte një nuse e cila, sapo kishte ardhur në shtëpi të re dhe, për t’u dëshmuar si nuse e zgjuar dhe punëtore, vetëm lante e shpëlante, kot e kot, pa llogaritur se do ta çojë dëm të zotin e shtëpisë, vjehrrin. Një ditë, derisa po zinte rraqe mbi shporetin e mbushur me disa kusi e tenxhere, sakaq, para vjehrrit i shpëtoi dhe u pjerdh fort. Me bisht të syrit e pa vjehrrin dhe nisi të kërcasë me lugë nëpër kusia e tenxhere, me qëllim që vjehrri të mendonte se “zhurma” erdhi nga tenxheret dhe jo se bëri pordhë nusja! Atëherë vjehrri ngriti kokën dhe i tha: nuse, me këtë potere zërin po ia humb por, çka do t’i bëshë erës e cila na e zuri fytin, na qelbe, nuseee”!
Shaqir Fetai, realisht, na ka qelbur. Qelbja e fundit e tij ka të bëjë me një ”lajm ekskluziv” sa kontravers aq edhe të habitshëm, sa interesant aq edhe të rrezikshëm!
Bashkësia Fetare e Shaqir Fetait paska rënë në radarin e Mbretërisë së Arabisë Saudit! Dhe, këtë “lajm eksluziv” madje ia paska kumtuar ambasadori i kësaj Mbretërie në Tiranë!
Natyrisht që, qeveria e kësaj Mbretërie do të merret me bashkësinë fetare të Shaqir Fetait, i cili, lejoi dhe përkrahu regjistrimin zyrtar të dhjetra komuniteteve, xhamive e “bashkësive islame” që rrënjët i kanë nga shërbimet intelegjente të kësaj Mbretërie; i cili bashkëvepron ngushtë, veç tjerash, edhe me agjentët e këtij shërbimi. Bashkësia Fetare Islame e dikurshme, fatkeqësisht, tashmë është shdërruar në qendër e agjenturave të ndryshme, në të cilën ka të punësuar plotë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja, në mesin e të cilëve më i rrezikshmi, pa dyshim, ai i “shërbimit intelegjent arab” (i shumëfishtë)!
Shaqir Fetai na publikon në fb-un e vet një “lajm ekskluziv” përplot me rrena. E tradhëton koha dhe përmbajtja! Thotë, sot u dha lajmi i Kabinetit të Ministrive të Mbretërisë së Arabisë Saudite! Thotë se “Sot lajmi u dha në të gjitha mediat arabe”, ndërkohë që këtë lajm ia paska konfirmuar qysh më 6 shkurt ambasadori arab në Tiranë ku zhvilloi një vizitë si në “hanin e Mahmut Pashës”! Po çfarë lajmi paska qenë ky? Ministri për Çështje Fetare qenka obliguar që të diskutojë me përgjegjësit e bashkësisë fetare të Shaqir Fetait për bashkëpunim “në sfera të ndryshme”! Për çfarë “shumë sfera të ndryshme” rrenë Shaqir Fetai kur dihet se kjo Ministri ngarkoht të diskutojë ekskluzivishtpër çështjet fetare! Hap i parë serioz i këtij bashkëpunimi mund të jetë, për shembull, ndryshimi i kohës së fillimit të Ramazanit dhe ditës së Bajramit, ashtu siç pat bërë vite më paarë një homolog i tij, derisa u detyrua që vetë t’i dorëzojë emrat e “ekstremistëve” të indoktrinuar me ideologji vehabiste në shtetin e vet! Nëse nuk ndodhë kjo, pastaj çështja bie përtokë: bëhet fjalë për nënshkrimin e memorandumit i cili për çdo vit nënshkruhet me të gjitha komunitetet islame në botë, ndryshe, nuk mund të sigurojnë kuotë për Haxh! Pra, nënshkrimi nënkupton pajtim germ për germe me rregullat dhe me vendimet arabe për sa i përket organizimit të kryerjes së Haxhit.
Veprimet e Shaqir Fetait janë vetëm një provë dhe përpjekje për t’i hutuar ndërkombëtarët, të cilët, pa dyshim që ka kohë që po e mbajnë nën llupë dhe po ia analizojnë hapat e një të dehuri nga ekstrati i karrierës së sëmurë. Zot, shpëtoje BFI në RMV nga kthetrat e pista të personave të ulët e të papërgjegjshëm! Papërgjegjshmëria e Shaqir Fetait më së shumti do t’i kushtojë çështjeve kombëtare të shqiptarëve të RMV-së dhe më gjërë! Rrenën se BFI do të nënshkruaj memorandum për bashkëpunim të gjithanshëm me Mbretërinë e Arabisë Saudite, Shaqir Fetai po e përduarks si “strategji” për t’i revoltuar turqit dhe për t’i nervozuar që të angazhohn fiqishëm dhe, deri në Bajram të Vogël ta mbarojnë xhaminë në Fushë Tophanë, të cilën Shaqir Fetai dëshiron ta ketë si “dekoratë” të “reisllëkut” të tij, ndonëse, që kur ka ardhur Shaqir Fetai nuk po ia dalin që ta përfundojnë vetëm një kubë, sepse, themelet dhe karabinaja janë ngritur në një kohë tjetër, kur Shaqir Fetai, e kishte përshkuar një energji fantomike e servilosjes së turpshme!
Për Mbretërinë e Arabisë Saudite, Shaqir Fetai dhe bashkësia e tij fetare nuk kanë kurrfarë kuptimi, aq më pak ndonjë peshë apo rëndësi, me përjashtim nëse ndjejnë një gatishmëri institucionale për t’u shndërruar në “qendër ballkanike e vehabizmit”. Në këtë rast pa dyshim që do të niste një “bashkëpunim në sfera të ndryshme”, që ka karakterin e bashkëpunimit bilateral, si shteti me shtet!