Ekspertët ekonomike deklarojnë se shteteve po u mbaron hapësira fiskale për një financim kaq të madh
Fatura e vendeve evropiane për të mbrojtur familjet dhe kompanitë nga rritja e kostove të energjisë ka arritur në afro 800 miliardë Euro.
Në një hulumtim ekspertët i bëjnë thirrje vendeve që të jenë më të moderuar në shpenzimet e tyre për të trajtuar krizën energjetike.
Vendet e Bashkimit Evropian tani kanë akorduar 681 miliardë Euro për përballimin e krizës energjetike, ndërsa Britania ka ndarë 103 miliardë Euro dhe Norvegjia 8.1 miliardë Euro që nga Shtatori 2021, sipas analizës së Think-tank Bruegel. Totali prej 792 miliardë Eurosh krahasohet me 706 miliardë Euro në vlerësimin e fundit të Bruegel në Nëntor, ndërsa vendet vazhdojnë gjatë Dimrit të përballen me pasojat nga Rusia që ndërpret shumicën e furnizimeve të saj të gazit në Evropë.
Gjermania kryesoi grafikun e shpenzimeve, duke akorduar afro 270 miliardë Euro, një shumë që eklipsoi të gjitha vendet e tjera. Britania, Italia dhe Franca ishin vendet e tjera që kanë shpënzuar më shumë në krahasim me vendet e tjera europiane.
Ky hulumtim vjen ndërsa vendet debatojnë propozimet e BE-së për projektet e teknologjisë së gjelbër. Këto plane kanë ngritur shqetësime në disa kryeqytete të BE-së se akordimi i mëtejshëm i ndihmës shtetërore do të shqetësonte tregun e brendshëm të bllokut. Gjermania është përballur me kritika për paketën e saj të madhe të ndihmës energjetike, e cila është shumë më e madhe se çfarë mund të përballojnë vendet e tjera të BE-së.
Bruegel raporton se qeveritë e kishin përqëndruar pjesën më të madhe të mbështetjes në masat jo për të frenuar çmimin me pakicë që konsumatorët paguajnë për energjinë, të tilla si ulja e TVSH-së për benzinën ose kufizimet e çmimeve të energjisë me pakicë.
Ekspertët ekonomikë deklarojnë se dinamika duhet të ndryshojë, pasi shteteve po u mbarojnë hapësirat fiskale për të mbajtur një financim kaq të gjerë. “Në vend të masave për uljen e çmimeve që janë de facto subvencione për lëndët djegëse fosile, qeveritë tani duhet të nxisin më shumë politika të mbështetjes së të ardhurave dhe drejt sektorëve strategjikë të ekonomisë”, kanë bërë të ditur analistët.