Greqia kërkon përforcime me anije nga Agjencia Europiane e Mbikëqyrjes së Kufinjëve, Frontex, për të dërguar në Turqi migrantët që vijnë në ishujt e saj dhe që gjykohen se nuk mund të përfitojnë azil në Europë, njoftoi sot ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias.
Ai vlerësoi në rreth 100 numrin e varkave të kërkuara, ndërkohë që më shumë se 850 000 refugjatë dhe migrantë kanë hyrë në Europë në vitin 2015 nga deti Egje, duke u nisur nga brigjet turke.
Frontex për momentin ka dërguar në Egje 15 anije patrulluese, për të ndihmuar rojën bregdetare greke në mbikëqyrje dhe shpëtim.