INSTAT: 33 mijë vepra penale në 2022

Shtohet dhuna në familje, mashtrimi, krimet seksuale dhe vjedhjet

Dhuna në familje, krimi seksual, mashtrimi, vjedhja duke shpërdoruar detyrën dhe vjedhja me armë janë shtuar gjatë vitit 2022.

Sipas të dhënave të INSTAT, pjesa tjetër e veprave penale kanë ardhur në rënie, në krahasim me vitin 2021.

Rreth 33 mijë vepra penale janë evidentuar vitin e shkuar, rreth 1 700 më pak se viti paraadhës.

Vepra penale më e përhapur në Shqipëri mbetet shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, pasuar nga krimi në fushën e drogës dhe vjedhja.

94 % e totalit të autorëve të veprave penale janë meshkuj. Në vitin 2022, shumica e autorëve i përkasin grupmoshës 30-44 vjeç, rreth 400 më shumë se në 2021-shin.

Të dytët për numrin më të lartë të veprave penale të kryera janë 18-29 vjecarët.

Në vitin e shkuar rreth 5 mijë persona janë burgosur, grupmosha 21-29 vjeç ka numrin më të lartë.

Leave a Reply