Hipokriti nëse kap një post, ai para masës drejtohet nga pozita e “zotit”, dhe kërkon të trajtohet ashtu siç ndjehet! Hipokriti mendon se i gjithë respekti shprehet për postin dhe jo për dijen! Hipokriti si nga pozita apo funksioni, ashtu edhe nga niveli i cunguar intelektual flet dhe komunikon me të njëjtin stil – flet me gjuhën e engjëllit në të cilin është i shpërfytyryar shejtani: nga goja është i ëmbël, e me zemër të prishur, në buzë ka mjaltin, kurse në zemër helmin
Nga Mumin Fazliu
Asnjë veprim i hipokritit, sado që në dukje të parë mund të krijojë përshtypje se është islamikisht në rregull, nuk bëhet për Allah por, ekskluzivisht, për vetëlavdërim. Asnjë krijesë në botë nuk ka nevojë jetike për vetëlavdërim sa ka një hipokrit. Nuk e pret lavdrimin, sepse, thellë në shpirt e ka të qartë se nuk vlenë për pesë para, prandaj edhe lëshohet në vetëlavdërim. Hipokriti kur e portretizon veten, apo kur flet për vetitë e veta “të mira”, ai në fakt përçon sinjale se po bëhet gati ta “nxijë” tjetrin, apo, ta mohojë tjetrin, sidomos të devotshmin, prej të cilit i vjedh vlerat e padiskutueshme gjatë përshkrimit të vetes apo të “personalitetit” të vet.
Pozicionimin e vet në kierarki hipokriti e vlerëson si përcaktim nga Zoti, kurse zhveshjen e personalitetit të tij, lakuriqësimin e shpirtit të tij, e vlerëson si tendencë e gojëkëqinjëve. Mynafiku nuk e pranon se, si ngritja ashtu edhe tatëpjeta në karrierë “Të gjithë janë nga Allahu” (En Nisa, 78).
Pa dyshim, tërë kjo që u tha deri këtu para syve ua sjell të ashtuquajturin “reisul ulema” Shaqir Fetain! Ky far mynafiku, edhe urimet personale që i shpreh për “miqtë” e vet për ndonjë fejesë, apo syneti, edhe faljen e namazit të ndonjë xhenaze, edhe pierjen e çajit me ndonjë nga “bashkëpuntorët” e vet, mundohet ta paraqesë e ta shesë si “aktivitet i Rijasetit” dhe si “kontribut islam të reisul ulemasë”! Dhe, insiston që tërë kohës të flitet dhe popullata të merret me të tilla “kontribute” e me të tilla “aktivitete” idiotike, që nuk mund t’i hynë askujt në punë përveçse hipokritit!
Ky farë prototipi i hipokritit modern, Shaqir Fetai, kohve të fundit me të madhe flet për ish-reisin e vet, H. Sulejman ef. Rexhepin. Flet dhe e “lavdron”! Flet për trimërinë e tij, për paluhatshmërin e tij në sjellje të vendimeve, për rezistencën burrërore të tij karshi tendencave të partive për ndikime politike, flet për programet dhe projektet e tij dhe, këmbëngulë në atë se për Sulejman Rexhepin gjithnjë do të flasë mirë dhe me pietet!
Po pse Shaqir Fetai e hap këtë temë? Pse e përmend kohëve të fundit kaq shpesh Sulejman Rexhepin! Dikush do të mendojë se ka nevoj për ta folur të vërtetën për të? Jooo, sepse, prapa këtij nijeti të djallëzuar, fshihet e vërteta e cila Shaqir Fetain e lakuriqëson në hipokrit të vërtetë.
Shaqir Fetai me këtë stil të komunikimit që e ka zgjedhur së fundmi, ka nevoj që ta arsyetojë spiunimin, tradhëtinë dhe hipokrizin e vet të pafshehur! Flet mirë për Sulejman Rexhepin sepse sakaq duhet të jap edhe shpjegime se pse e tradhëtoi! Pra, duke dhënë sqarime mbi tradhëtinë, Shaqir Fetai përpiqet që ta devalvoj vazhdimisht Sulejman ef. Rexhepin. Sepse, pas lavdërimit që ia bën, nis dhe ia renditë të gjitha “të metat” që i paska pasur ai: vjedhjen, bixhozin, kurvërinë, shkatërrimin e vakëfit, përvetësimin dhe ngritjen e pronave personale nga vakëfi, vjedhjen e fitrit, zeqatit, haxhit, familjarizimi i organizimit të haxhit dhe, të gjitha këto, e paskan nxitur që t’ia organizojë puçin! Dhe, sa herë që e pyesin se pse çdo veprim të Sulejman Rexhepit e kanë miratuar në Rijaset, se asnjëherë nuk ia kan tërhequr vërejtjen në Rijaset, se të gjitha procesverbalet e mbledhjeve të Rjasetit drejtuar prej Sulejman Rexhepit, mbajnë deklarata e vlerësime nga më pozitivet, se të gjitha deklaratat e Shaqir Fetait rreth personalitetit dhe veprimtarisë së Sulejman Rexhepit, janë vlerësime si për një burrshtetas që i ka munguar myslimanëve jo vetëm të Maqedonisë së Veriut por edhe tërë rajonit, Shaqir Fetai do t’ju prgjigjet se: vlersimet i ka dhënë nga frika! Po pse frikësohej Shaqir Fetai? Nga kush frikësohej? Kush e friksonte Shaqir Fetain prveçse frika se dikush do t’ia kuptojë para kohe tërë skenarin e djallëzuar të tij, të përgatitur nëpër laboratore të qarqve antishqiptare e antimyslimane. Shaqir Fetai po harron se, stilin e komunikimit që e ka zgjedhur, në fakt, vetëm sa po vetëzhveshet dhe po e demaskon veten prej hipokriti të panjohur më parë në mesin e myslimanëve të këtij nënqielli.
Është mëkat që nuk funksionon ndonjë komision etik në BFI dhe, me të zbuluar të elementeve të hipokritit në radhët e nëpunësve të vet, sakaq të zhvishen nga të gjitha titujt fetar, sepse, Shaqir Fetai me këtë bagazh të hipokrizisë nuk guxon edhe më tej ta mbajë titullin as hafëz e as hoxhë. Bota nuk njeh asnjë “hafiz hipokriti” dhe as “mulla hipokriti”!