Spanja, Norvegjia e Irlanda njohin shtetin e Palestinës. Shefi i OKB: Ndaloni tmerrin në Rafah

Tre shtete europiane njohën sot zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke shënuar një moment historik nga njëra anë për palestinezët dhe një pikë kulminante në tensionin mes Europës dhe Izraelit.

Spanja, Norvegjia dhe Irlanda vendosën ta njohin Palestinën si shtet sovran e të pavarur dhe të krijojnë marrëdhënie të plota diplomatike.

Përfaqësues të tre vendeve thanë se një zgjidhje mes dy shteteve është mënyra e vetme që Izraeli e Palestina të jetojnë krah për krah në paqe e siguri dhe i bënë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu të ndalojë kastastrofën humanitare në Gaza.

Vendimi i tre shteteve europiane vjen në një kohë kur tanket izraelite janë në qendër të Rafahut dhe kur një sulm mbi një kamp refugjatesh la 45 viktima, përfshirë gra e fëmijë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u bashkua me zërat në rritje në arenën ndërkombëtare që e dënuan sulmin, duke thënë se tmerri në Rafah duhet të ndalojë.

Leave a Reply